Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Politike

Koronavirusi, ja si do të bëhet lirimi i përkohshëm i 600 të burgosurve, në rast arratisjeje familjarët mbajnë përgjegjësi

Koronavirusi, ja si do të bëhet lirimi i përkohshëm i 600

Pas miratimit të aktit normativ për lirimin e përkohshëm të 600 personave të dënuar për kryerjen e veprave të lehta penale Ministria e Drejtësisë ka vendosur që do të jenë familjarët e tyre që do të mbajnë përgjegjësi nëse ata do të arratisen. Burime bëjnë me dije për gazetën “Sot” se në momentin e lirimit, të burgosurit dhe familjarit që do të marrë përsipër strehimin do të plotësojnë një formular, ku i afërmi do të pranojë që do marrë përsipër strehimin e të burgosurit, i cili do të lirohet për tre muaj, siç e parashikon edhe akti normativ.

Në këtë formular i afërmi jep të dhënat personale dhe tregon lidhjen që ka me të burgosurin që do lërë qelitë për tre muaj për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai duhet të japë gjithashtu pëlqimin për të pranuar të dënuarin dhe kjo ndodh për t’u treguar autoriteteve se i burgosuri do të ketë ambient ku të qëndrojë. Familjari që merr përsipër të strehojë të burgosurin do të marrë dhe përgjegjësisë ligjore në rast arratisjeje të të burgosurit dhe mosparaqitje të tij në burgun ku ai vuante dënimin përpara se të kthehej në shtëpi. Gjithashtu nëse në rastin më të keq i burgosuri largohet nga banesa ku është stresuar, personi që e ka strehuar atë duhet të lajmërojë menjëherë policinë

Tre ditë më parë me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse. “Këto kategori përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për krime të rënda, banda të armatosura, organizata terroriste, të cilat përfshihen si kriter ndalues në këtë akt normativ”, tha Gjonaj.

Të gjithë të dënuarit që përfitojnë duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte, ashtu si dhe pëlqimin e familjarëve të tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit të përkohshëm të tyre. Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga ky akt normativ, që merr fuqi prej ditës së sotme.

Më të lexuarat