BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Politike

Vjosa Osmani jep alarmin: Nëse u shkon mendja që për këtë Bajram...

Vjosa Osmani jep alarmin: Nëse u shkon mendja që për

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas shifrave alarmuese të 2 ditëve të fundit, me 31 viktima nga COVID-19.

Osmani thekson se dhimbja e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të pandemisë duhet të shërbejë si ‘kambanë’ alarmi për institucionet që e kanë detyrim mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Reagimi

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.