BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Politike

Koronavirusi nxjerr në pah divergjencat mes PD dhe LSI, Basha në unison me qeverinë, partia e Kryemadhit vetëm akuza e sulme

Koronavirusi nxjerr në pah divergjencat mes PD dhe LSI, Basha në

Shtohen përplasjet brenda opozitës. Lëvizja Socialiste për Integrim, ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëz pranë këtij të fundit prisnin që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shfrytëzonte situatën në të cilën ndodhet vend për shkak të koronavirusit për të sulmuar qeverinë. Por nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi prej disa ditësh kryedemokrati Basha, jo vetëm që e ka zbutur tonet ndaj qeverisë, por ka nisur të distancohet edhe nga LSI, e cila edhe këtë situatë e ka shfrytëzuar për të bërë politikë. Shefi i selisë blu gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndalur sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë, ndërsa i ka dhenë edhe një dorë asaj përmes sugjerimeve dhe paketave se si duhet të veprojë ekzekutivi në një kohë që koronavirusi ka detyruar kryeministrin Edi Rama që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se Basha është unifikuar me qeverinë, pasi disa prej propozimeve të tij janë marrë në konsideratë nga Rama. Rasti më i freskët është i dy ditëve më parë, teksa përmes një statusi në rrjetet sociale, lideri demokrat i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë që bëri thirrje për bashkim. “Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari! I bëj thirrje qeverisë: Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës”, shkruan ndër të tjera Basha në rrjetet sociale. Pra, duket qartë që koronavirusi ka nxjerrë në pah divergjencat mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi në asnjë nga deklaratë apo reagimet e kryedemokratit Lulzim Basha nuk ka akuza dhe sulme ndaj qeverisë. Gazeta e ka deklaruar më parë që PD dhe LSI janë sot në frontin opozitar nga halli, ndërkohë që edhe baza demokrate nuk e do një bashkëpunim apo koalicion me partinë e Kryemadhit. Kështu që, kjo situatë dhe më mbërritja e Covid-19 në Shqipëri rinxori në pah divergjencat mes këtyre dy partive.

LSI vetëm akuzua e sulme

Madje, ajo që i vë kapak kësaj, është fakti se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe zyrtarët e saj kanë vijuar normalisht të bërit politikë, duke intimiduar qeverinë në çdo dalje publike. Më ekzemplari dhe më aktiv është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili ndonëse vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, nuk i ka ndalur sulmet dhe akuzat. Pak ditë në rrjetet sociale, Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar dhe luftuar koronavirusin. “Kosova siguroi ilaçet për koronavirusin, kurse Edi Rama bën Kasandrën qaramane. Kryeministër boll vure kujën, se nuk të paguajmë për vajtocë, por siguro ilaçet për koronavirusin siç bëri Kosova. Kur ka drejtim dhe aftësi menaxhuese problemet zgjidhen si në Kosovë. Kryeministri Rama menaxhon lotët, mallkimet dhe padijen shkencore, ndërsa problemet nuk zgjidhen kurrë, por u hidhen njerëzve në kurriz”, shkruan ai. Ndërkohë që, kulmi i të bërit politikë me situatë arrti dje, teksa ish-deputeti Vasili ndryshe nga shumë politikën shqiptarë që përshëndetën vendimin e Brukselit për të çelur negociatat me Shqipërinë, sulmoi qeverinë, ndërsa theksonte në rrjetet sociale se nuk ka dritë jeshile për vendin tonë, pasi janë shtuar kushtet që duhet të plotësojë Tirana zyrtare. Pra, të gjithë këto tregojnë qartë se kemi një mungesë koordinim mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më të lexuarat