BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Koronavirusi “shpëton” Berishën, Bashën, Llallën dhe Tahirin, bllokohen çështjet gjyqësore ndaj tyre

Koronavirusi “shpëton” Berishën, Bashën, Llallën

Koronavirusi ka “prekur” edhe sistemin e drejtësisë, ku Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe qeveria kanë pezulluar veprimtarinë e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit. Si pasojë e këtyre vendimeve janë pezulluar edhe mjaft procese të bujshme që priteshin me interes nga opinioni publik.

Ndër to mund të veçojmë dosjen e ÇEZ. Bëhet fjalë për hetimet ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe disa ish-ministrave të tij. Prokuroria pushoi hetimet, por Kuvendi e dërgoi çështjen në Apel. Ishte gjyqtari Lazer Sallaku ai i cili mori këtë vendim. Në vendimin e dhënë nga gjykata për mbylljen e dosjes CEZ thuhet se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar. Të kallëzuar nga Kuvendi në këtë dosje janë ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha, ish ministri Ridvan Bode, Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë dhe disa ish zyrtarë të tjerë. Në kërkesën e Kuvendit drejtuar Apelit, bëhet me dije se ka mangësi në hetimin e Prokurorisë sidomos për veprën penale të ndikimit të paligjshëm mbi personat me funksion publik duke theksuar se nuk është bërë hetim lidhur me dokumentacionin që i ka dorëzuar Komisioni hetimor i Kuvendit për këtë çështje.

Ndërkohë, një tjetër proces që pritet me interes nga opinioni publik është edhe dosja ndaj Lulzim Bashës dhe funksionarëve të Partisë Demokratike në gjykatë e apelit të kryeqytetit për paratë e lotimit rus. Seanca e sotme ndaj kreut të opozitës është shtyrë për në datën 9 prill nga gjyqtarja Fatimira Hajdari. Shkak i shtyrjes së seancës u bë situata me koronavirusin që ka futur në ankth jo vetëm vendin tonë, por mbarë botën. Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, në lidhje me akuzat për lobim më para nga off-shore ruse në SHBA. Kujtojmë këtu se Prokuroria e Tiranës, në muajin janar 2020, ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi, duke pushuar çështjen. Ishte po gjyqtari Lazer Sallaku, i cili pushoi edhe dosjen e CEZ, ai që më 13 janar rrëzoi akuzat e ngritura nga prokuroria e kryeqytetit për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte.

Një tjetër dosje e bujshme e cila nuk ka shkuar ende në gjykatë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është edhe ajo në ngarkim të ish kryeprokurorit Adriatik Llala, i akuzuar për veprën “Mosdeklarimin e pasurisë”. Rreth dy javë më parë nuk ka shkuar ende në Gjykatë. Dhjetë ditë më parë prokurori i SPAK Klodian Braho mbylli hetimet ndaj Llallës vetëm me akuzën për mosdeklarim të të ardhurave në kufi, duke rrëzuar tre akuzat e tjera, ndër të cilët edhe atë të pastrimit të parave, për të cilin nisën hetimet rreth dy vite më parë.

Gjithashtu një dosje tjetër e nxehtë është edhe ajo ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, e cila ndodhet në Apelin e Gjykatës Speciale. Ndaj ish ministrit, tre javë më parë apeli i Gjykatës Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit regjistroi procesin ndaj tij. Për këtë dosje, ushtroi ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkoi dënimin e tij me burg. Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove. Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Qeveria, me anë të një akti normativ vendosi pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit. Përveç proceseve gjyqësore u pezullua edhe veprimtaria e administratës në të gjitha shkallët e gjykatave në vend. Shkak për vendimin e shtyrjes së të gjitha procese gjyqësore në vend, ku ka bllokuar mjaft proces të bujshme është bërë gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat më 9 mars, bëri me dije më datën 9 mars se Adriatik Llalla akuzohet vetëm për veprën “Mosdeklarimin e pasurisë”. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë me dije se Llalla ka 3 herë fshehje të pasurisë. Sipas parashikimeve në Kodin Penal vepra penale për të cilën akuzohet ish kryeprokurori dënohet me gjobë deri në 3 vite burg. Dy vite më parë me nisjen e hetimeve Llallës i’u sekuestrua dhe pasuria, por me shumë gjasa ajo do t’i rikthehet ish kryeprokurorit.