BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Politike

"Korrupsioni i check up-it, 22 milionë euro për Vilma Nushin, 7 milionë euro për analiza të pakryera"

"Korrupsioni i check up-it, 22 milionë euro për Vilma Nushin, 7

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia e cilëson një abuzim skandaloz dhe korruptiv koncesionin e check up-it.

Në një deklaratë për mediat, deputeti thotë se koncesioni me kompaninë e Vilma Nushin është simboli i korrupsionit të konçesioneve të qeverisë “Rama”. Madje, denoncimi i i vazhdueshëm i PD u vërtetua edhe në raportin e KLSH.

Deklarata e plotë:

Në raportin e tij të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e Partisë Demokratike se koncesioni i check up-it është simboli i korrupsionit të konçesioneve të qeverisë “Rama”.

Raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit radhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Linja e parë është pagesa prej 2.1 milionë euro në vit, që KLSH e klasifikon si dëm në buxhet, sepse koncesioni i Vilma Nushit është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera.

Linja e dytë korruptive është një skandal po aq i madh, që implikon Drejtorinë e Tatimeve, e cila, sipas KLSH-se, ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, për koncesionarin e check up-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore.

Për t’u dhënë fund abuzimeve prej disa milionë eurosh, KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, nga e cila duhet të eliminohet pagesa për shërbimet e pakryera.

Deri tani qeveria nuk i ka zbatuar asnjë nga rekomandimet e KLSH-së, sepse koncesioni i “check-up”-it është ideuar prej fillimit si një grabitje për shqiptarët.

Në një vend ku Prokuroria nuk do të ishte nën kontrollin e kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtorisë së Tatimeve sot, duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të një kompanie private, të lidhur direkt me kryeministrin!

Shëndetësia sot është më keq, sepse Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja kanë zgjedhur t’i japin miliona euro Vilma Nushit dhe klientëve të tjerë të qeverisë, në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, si dhe për t’u siguruar shqiptarëve shërbim shëndetësor me standarde.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

Partia Demokratike konfirmon dhe një herë publikisht se është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve.

Më të lexuarat