BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

“Korrupsioni po mban peng përparimin e vendit”, Erion Braçe reagon ndaj qëndrimit të ambasadores Yuri Kim dhe kreut të Dhomës Amerikane: Dakord, por...

“Korrupsioni po mban peng përparimin e vendit”, Erion

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila ka shprehur shqetësimin mbi klimën e rënduar të biznesit në Shqipëri, kjo e lidhur me nivelin e korrupsionit dhe problemet me gjykatat.

Qëndrimi i DHAT u mbështet edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ditën e sotme Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai nuk i mohon problemet e korrupsionit dhe të konkurrencës, por ka shtuar se një pjesë e taksave në Shqipëri janë më ulëta se në SHBA.

"Nuk kam si të mohoj problemet; Korrupsionin, burokracinë, paqëndrueshmërine e akteve e procedurave, paqartësinë ende të pronësisë së tokës së pari, prokurimet e kontratave të punëve e shërbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur përparim në aspektin e ligjit, udhëzimeve në zbatim të tij; Evazionin e përhapur fiskal që cenon barazinë në treg e konkurencën po aty, ndërkohë që përpjekja për fiskalizimin e transaksioneve në tregje po shënon përparim etj, etj. Por, NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ, TË BIZNESIT TË MADH E VIP, ËSHTE I SHESHTË, I ULET, MADJE ME I ULËT EDHE SE NË VENDIN E ORIGJINËS!", shkruan Braçe.

Postimi i plotë

NUK MOHOJ DOT PROBLEMET, NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA, POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ËSHTË ME I ULËT EDHE SE NË SHBA!

E falënderoj Dhomen Amerikane të Tregtisë në Tiranë që shërben në mënyrë periodike si pasqyrë e probleme të të bërit biznes në këtë vend; Nuk kam si të mohoj problemet; Korrupsionin, burokracinë, paqëndrueshmërine e akteve e procedurave, paqartësinë ende të pronësisë së tokës së pari, prokurimet e kontratave të punëve e shërbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur përparim në aspektin e ligjit, udhëzimeve në zbatim të tij;

Evazionin e përhapur fiskal që cenon barazinë në treg e konkurencën po aty, ndërkohë që përpjekja për fiskalizimin e transaksioneve në tregje po shënon përparim etj, etj.

Por, NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ, TË BIZNESIT TË MADH E VIP, ËSHTE I SHESHTË, I ULET, MADJE ME I ULËT EDHE SE NË VENDIN E ORIGJINËS!

Aaaa po, kemi një problem me tatimin progresiv mbi të ardhurat nga puna, veçanërisht në fashën e mesme, të larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi teë ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejteësi.

KY DUHET ADRESUAR SA MË PARË, NË MËNYRË GJITHPËRFSHIRËSE E PËRFUNDIMTARE, ME NJË LIGJ TË RI PËR TATIMIN MBI TE ARDHURAT;

Për mua me nje progresivitet të shtrirë kudo, të arsyeshëm, të drejtë, për të gjitha te eardhurat e një viti, që nuk rëndon me as mbi punëtorët, as mbi shtresën e mesme të shoqërisë.

Natyrisht, këto janë politika dhe politika për këto duhet. Ndërkohe une jam plotësisht dakord me ambasadoren e #SHBA së, nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi, i barabartë pavarësisht statusit ekonomik e pronësor, është garanci jetike për drejtësi në treg, në prokurime, tatime, konkurencë, mosmarrëveshje e siguri të drejtash mbi pronësinë.

Po ecim, na duhet të ecim edhe më fort duke rimëkëmbur besimin e gjithkujt me akte të qarta që demokratizojnë tregjet, garantojnë lirinë e konkurencën në to!

Më të lexuarat