Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosova miraton krijimin e ushtrisë/ Ngjela: Rradhën e ka Shqipëria, ja çfarë kërkon Amerika

Postuar: 18/10/2018 - 18:26

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas kalimit në Kuvend, të projektligjit për shndërrimin e Forcës Speciale të Kosovës në Ushtri.

Sipas Ngjelës, Kosova sot e vendosi ngritjen e Ushtrisë me 101 vota në Parlamentin e saj, nismë të cilën dhe Shqipëria duhet ta marri sa më shpejt.

“E gjithë trazira në Ballkanin Perëndimor vjen nga fakti që të dy shtetet shqiptarë nuk kanë ushtritë e tyre. 
Pa ushtri nuk mund të ketë as pavarësi të sigurt dhe as politikë reale. Të dy shtetet shqiptarë janë pa ushtri”, ka shkruar ndër të tjera avokati.

Gjithashtu, Spartak Ngjela ka shkruar se Shqipëria duhet të ngrejë menjëherë armatën e saj të kompletuar për mbrojtjen e territorit, sepse kohët kanë ndryshuar dhe gjendja në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje si pasojë e konkurencës ndërkombëtare Amerikë- Rusi.

POSTIMI I PLOTË:

Vetëm ushtria e Kosovës si armatë moderne dhe me 40 mijë ushtarë, i jep Kosovës njohjen nga Beogradi. Kosova sot e vendosi ngritjen e ushtrisë me 101 vota në Parlamentin e saj.

Po Shqipëria?

Duhet edhe Shqipëria të formojë sa më shpejt armatën e saj.

l.

E gjithë trazira në Ballkanin Perëndimor vjen nga fakti që të dy shtetet shqiptarë nuk kanë ushtritë e tyre.

Pa ushtri nuk mund të ketë as pavarësi të sigurt dhe as politikë reale. Të dy shtetet shqiptarë janë pa ushtri. Si shpjegohet kjo?

Kosova është shtet i ri dhe sigurisht që ka qenë dhe është nën suzerenitet ndërkombëtar dhe i mbrojtur nga UNMIK-u.

Por ka ardhur koha e sovranitetit. Sovranitet pa ushtri kombëtare nuk mund të ketë për Kosovën. Ajo duhet ngritur sa më shpejt që të jetë e mundur.

ll.

Edhe Shqipëria është pa armatën e saj. Si ka mundësi? Aktualisht nuk duhet të merremi me analiza: shqipëria duhet të ngrejë menjëherë armatën e saj të kompletuar për mbrojtjen e territorit.

Kohët kanë ndryshuar. Gjendja dhe situata në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje. Rritja e konfliktit vjen si pasojë e konkurencës ndërkombëtare Amerikë- Rusi në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Është politika amerikane që po kërkon ta ngrejë Shqipërinë dhe Kosovën si aks politik kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe është politika ruse që këtë po kërkon ta bëjë me Serbinë. Prandaj pyetja që ngrihet tani është kjo: kush do të fitojë forcën në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e plotë etnike apo Serbia pushtuese e territireve shqiptarë?

Kjo do të varet shumë nga lidërshipët që do të drejtojnë në Shqipëri menjëherë pas Reformës në Drejtësi. Por edhe nga armata shqiptare e kompletuar me armë moderne dhe me një ekip ushtarak profesional.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 00:00

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ndërsa komentoi situatën aktuale politike në vend dhe jo vetëm, u ndal edhe tek goditja e bandës së Shij

Postuar: 12/11/2018 - 23:58

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër është mjaft i frekuentuar nga të gjithë qytetarë

Postuar: 12/11/2018 - 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”

Postuar: 12/11/2018 - 23:49

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka k

Postuar: 12/11/2018 - 23:28

Vitore Tusha, përzgjedhja e Presidentit Ilir Meta për të marrë postin e kryetarit të KLSH-së, nuk

Postuar: 12/11/2018 - 22:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet se kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e

Postuar: 12/11/2018 - 22:39

Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për sh