BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Rajoni

Kosova në alarm nga Covid-19, opozita “gozhdon” Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, debate të forta në Kuvend

Kosova në alarm nga Covid-19, opozita “gozhdon” Albin Kurtin

Kuvendi i Kosovës është përfshirë dje në debate të forta sa i takon menaxhimit të pandemisë. Opozita ka shfaqur shumë kritika ndaj qeverisë dhe kjo ka shkaktuar debate mes deputetëve. Të enjten autoritetet shëndetësore në Kosovë thanë se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 3 mijë e 917 raste të reja të të infektuarve. “Siç po shihet, kjo qeveri ka bërë dy lloj gabimesh themelore në menaxhimin e pandemisë, ose ka hezituar për të lexuar situatën duke injoruar atë, ose e ka lexuar situatën gabimisht dhe kur hezitojnë që të lexojnë, ata nuk veprojnë në kohë, e kur e lexojnë gabimisht veprojnë në mënyrë kuturu, jo me plan, por me impuls. Çka ndodhi me masat parandaluese? Çfarë efekti dhanë masat e vendosura nga qeveria tash e disa muaj? Po shihet qartë ky efekt por fatkeqësisht është efekt regresiv”, tha Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe LDK. “Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë e cila nxjerr masa joadekuate në shpërputhje me situatën si dhe shpreh mungesë të vazhdueshme në parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit. I neglizhon testimet masive e vaksinimin masiv, kujdes fare në shkolla, me theks të veçantë krijon mungesa të testimit të vaksinimit në shkolla për fëmijët tanë”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kufizuese janë rezultat i një procesi të kujdesshëm, ndërinstitucional për të frenuar rritjen e mëtejme të rasteve me COVID-19. “Masat reflektojnë një balancim në mes të vlerave dhe parimeve të ndryshme, pra nga njëra anë, si kryeministër i Kosovës nuk kam detyrë më parësore se sa të mbrojë jetën e qytetarëve tanë me të gjitha mjetet që qeveria i ka në dispozicion, sikurse prej fillimit jeta dhe shëndeti e qytetarëve e kanë fjalën e parë dhe të fundit në të gjitha vendimet tona lidhur me pandeminë COVID-19”, tha ai. Kryeministri Kurti tha se Kosova është në fazën e rritjes së infektimeve dhe se nuk mund të ketë lirim të masave, derisa ta kalohet piku i rasteve.  “Omicroni është variant eksploziv dhe rezultati më i mirë arrihet me vaksinim sa më të madh edhe me dozën përforcuese, duke e ngadalësuar përhapjen edhe duke ruajtur edhe sistemin shëndetësor, jo vetëm shëndetësinë publike. Hospitalizimet dhe vdekjet janë nën kontroll, ajo që përpiqemi ne është që shkallën e rritjes ta zvogëlojmë sa më shumë”, tha kryeministri Kurti.

Debatet

Ndëkrohë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur verbalisht me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Pasi i është kërkuar ekzekutivit të ketë më shumë rigorozitet në kërkesën për vendosjen e maskave në ambiente të brendshme, ministri Murati tha se kjo është një hipokrizi, pasi në sallën e Kuvendit asnjëri prej deputetëve të PDK-së nuk e ka të vendosur maskën. “Shumë e lehtë të thuhet që në ambiente të brendshme të kërkohen maskat me rigorozitet. Por po mendoj që kjo pikërisht e vërteton atë që e thash. Këtu ka shumë hipokrizi, i gjithë grupi parlamentar i PDK-së nuk keni maska, asnjëherë s’keni. Kjo është hipokrizia që po flas”, tha ai gjatë seancës së djehsme të Kuvendit. Ndaj këtyre deklarimeve të ministrit Murati ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. “Prandaj kemi pasur katastrofën shëndetësore gjatë verës. Duket se katastrofën shëndetësore do ta kemi edhe në dimër. Pasi për pandeminë po flet ministri i Financave, ministri i Shëndetësinë rri ulur. Ministri del foltore pa maskë dhe mundohet t’i jep këshilla deputetëve”, tha ai.

Akuza Vjosa Osmanit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se po hesht, derisa qytetarët po ballafaqohen me kriza të shumëfishta. Ajo i bëri thirrje të parës së shtetit që të deklarohet lidhur me situatën e rëndë me pandeminë COVDI-19, çmimet e larta të produkteve dhe paralajmërimet për ngritje të çmimit të energjisë elektrike. “Dua të flas për heshtjen e presidentes së vendit. Heshtjen e të parës së shtetit, e cila ka një kohë të gjatë që zonja Osmani nuk është deklaruar lidhur me gjendjen me të cilën janë qytetarët e Kosovës, dëmtimin e shëndetit publik, masat e rënda me çmimet që janë të larta dhe po shtrenjtohen çdo ditë, me paralajmërimet e rënda dhe enorme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Zonja Osmani ka qenë bartëse e listës që ka fituar zgjedhjet, natyrisht edhe për shkak të pozitës së saj kushtetuese dhe ajo që është një nënë dhe një grua, sot dua të bëjë thirrje që ajo të deklarohet për zhvillimet e fundit. Pasi ka folur me të drejtë edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe Rusi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dëgjojnë edhe zërin e të parës së shtetit”, tha ajo.