Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KPA bllokon çështjen për Zaganjorin, prej 7 muajsh ankimi i Komisionerit Publik në sirtar, asnjë vendim për kreun e Gjykatës së Lartë

Postuar: 21/04/2019 - 08:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit po mban peng shqyrtimin e çështjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se ju gjetën shumë probleme me pasurinë. Nisur nga këto shkelje, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik që Zaganjori të ankimohej. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi në detaje dosjen dhe gjetjet e KPK për Zaganjorin, vendosi ta dërgojë çështjen në Apel për të kërkuar shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë. Ankimimi u bë në datën 12 tetor, ndërsa regjistrimi i çështjes në KPA u bë në datën 23 tetor. Por edhe pse janë mbushur shtatë muaj, akoma nuk ka asnjë lëvizje për ta marrë në shqyrtim dosjen e Zaganjorit nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPA vetëm ka shortuar trupën gjykuese, e cila përbëhet nga Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Luan Daci dhe Natasha Mulaj. Por ende nuk është vendosur një datë se kur do të nisë “vetingu i dytë” për Zaganjorin.

Zvarriten procedurat

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen zyrtare të KPA në internet, bie në sy se çështja e drejtuesit të Gjykatës së Lartë duhet të ishte shqyrtuar tashmë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit pati përdorur si metodë pune shqyrtimin e çështjeve sipas radhës. Në faqen e internetit vihet re se një gjyqtarët e KPA merrnin në dorë një dosje duke parë radhën e regjistrimit të çështjeve. Për shembull, çështja e parë e marrë në shqyrtim nga KPA është ajo e Adriatik Llallës sepse ishte regjistruar e para. Më pas puna u vijua me çështjen e Fatos Lulos sepse ishte regjistruar e dyta, për të vazhduar me atë të Besim Trezhnjevës sepse ishte regjistruar e treta. Ky rend regjistrimi u zbatua deri në momentin që erdhi radha e dosjes së Xhezair Zaganjorit. Një çështje sipër Zaganjorit është ajo e ish-gjyqtarit të Lartë, Admir Thanza, për të cilin KPA u shpreh pak ditë më parë duke e shkarkuar sërish nga detyra. Por nga lista e të gjitha çështjeve të regjistruara bie në sy se KPA ka lënë mënjanë dosjen e kryegjyqtarit të Lartë, për të vijuar punën me dosjet e emrave poshtë tij. Për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, për ish-gjyqtarin e Tiranës, Bledar Abdullai dhe për ish-prokurorin e Shkodrës KPA është shprehur me vendim, edhe pse çështjet e tyre qëndrojnë të regjistruara poshtë asaj të Zaganjorit. Mesa duket, Kolegji i Posaçëm i Apelimit “ka harruar” dosjen e Zaganjorit dhe po e zvarrit atë. Në këtë mënyrë, marrja e një vendimi përfundimtar për kryetarin e Gjykatës së Lartë ka mbetur peng i caktimit të datës së seancës nga ana e KPA. Ankimimi i Komisionerit Publik për Zaganjorin duket se ka mbetur në sirtarë, ndërsa nuk dihet edhe për sa do të vijojë kështu kjo situatë. Duhet theksuar fakti se kjo nuk është hera e parë që organet e vetingut bëhen pengesë për vendimin e Zaganjorit. Edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bllokoi për dy muaj me radhë zbardhjen e vendimit për Xhezair Zaganjorin, duke penguar kështu Komisionerin Publik të ankimonte. Tani pengesë po bëhet KPA.

Problemet e Zaganjorit me pasurinë

Problemet me pasurinë të konstatuara nga KPK për kreun e Gjykatës së Lartë ishin të shumta, por midis tyre mund të përmendim kryerjen e evazionit fiskal. Në vendimin e zbardhur të KPK deklarohet se me ndryshimin e vlerës së apartamentit me sip. 293 m² tek deklaratat veting dhe pranë ILDKP, Zaganjori ka kryer evazion fiskal. “Në këto kushte, është më se i qartë vullneti i palëve kontraktore për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Por, kjo shmangie është kryer duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore në legjislacion”, thuhet në vendimin e Xhezair Zaganjorit./Mimoza Ibra

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 17:50

Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtme të Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaroi se në radhët e zyrtarëve të Partisë Socialiste ka persona të tjerë të inkriminuar, listë e cila sipas tij kryesohet nga kryebashkiaku

Postuar: 19/08/2019 - 17:13

Ministrja e Financave Anila Denaj ka paralajmëruar se javën tjetër do të ketë emra konkretë të ko

Postuar: 19/08/2019 - 16:24

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” m

Postuar: 19/08/2019 - 15:12

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mes Mihal Kokëdh

Postuar: 19/08/2019 - 13:54

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Postuar: 19/08/2019 - 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar lidhur me protestën e organizuar nga

Postuar: 19/08/2019 - 13:18

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj para mbështetësve të PD-së të cilët ndod