Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KPK “mbytet” nga dosjet, rreth 200 gjyqtarë e prokurorë futen njëherësh në veting, mijëra dokumente me informacione për pasurinë e figurën

Postuar: 16/04/2019 - 08:00

Dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shortuar për të kaluar në sitë duket se kanë “pushtuar” Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Deri tani janë hedhur 8 shorte nga ana e komisionerëve të vetingut, ku janë përcaktuar edhe emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Por nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, secili short përmban nga 36 emra që presin të japin llogari para trupës gjykuese. Në total, janë 199 përfaqësues të drejtësisë që po presin radhën të përballen me KPK, por ritmet e punës së organit të vetingut janë shumë të ngadalta. Edhe pse janë afro 200 gjyqtarë e prokurorë që nuk kanë kaluar akoma në sitë, KPK zhvillon vetëm një seancë dëgjimore në javë. Sipas burimeve të gazetës, këto vonesa vijnë për shkak të volumit të punës që kanë komisionerët e vetingut me emrat e shortuar. Sipas informacioneve, anëtarët e KPK po harxhojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre duke kryer verifikime për 199 gjyqtarët dhe prokurorët që janë të gjithë në pritje të vetingut. Hetimet për një emër zgjasin shumë sepse komisionerët dalin edhe në terren për të bërë verifikime. Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin që KPK po kryen hetime njëherësh për të 199 emrat, kuptohen edhe vonesat. Në këtë mënyrë mund të themi se në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bërë një “lëmsh” dokumentesh dhe ka shumë emra të cilët janë shortuar, por nuk është mbyllur akoma dosja e verifikimit sepse hetimet kryhen për disa figura paralelisht. Sakaq, numrin e dosjeve e shtojnë edhe përgjigjet e ardhura nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, etj. Të gjitha këto institucione dërgojnë informacione tek KPK për figurën, pasurinë dhe profesionalizmin e secilit gjyqtar a prokuror. Pra, nga njëra anë dokumentet që përgatit vetë KPK, nga ana tjetër informacionet që sjellin organet e lartpërmendura si edhe shortimi i shumë emrave, pa mbyllur akoma procesin e verifikimit për të parët, duket se ka shkaktuar një lëmsh në punën e KPK. Siç duket, shortimi i shumë emrave nuk ka qenë një metodë shumë e gjetur nga ana e KPK.

Emrat në pritje

Në listën e gjatë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shortuar nga KPK dhe janë në proces verifikimi janë edhe anëtarët e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mes tyre mund të përmendim Gjin Gjonin. Vetëm pak kohë më parë u hap një debat shumë i madh sepse ai përfitoi leje prindërore, por sipas ministres së Drejtësisë, dhënia e lejes ishte e paligjshme. Në pritje është edhe emri i anëtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari. Ajo është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, ndërsa vlen të kujtojmë që në një farë mënyre për shkak të saj, për disa kohë u bllokua gjykimi i çështjes së Izet Haxhisë. Gjyqtarët e Apelit kundërshtonin ta shqyrtonin këtë dosje për shkak të konfliktit të interesit sepse ishin të njohur me Fatmira Hajdarin. Në listë janë anëtarët e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda: Sandër Simoni, Albana Boksi, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri, Saida Dollani, Nure Ndreni si edhe anëtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Rivlerësimi i tyre do të duhet të jetë prioritar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me qëllim ngritjen sa më parë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. 

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:30

 Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të çojë vendin drejt kaosit. Në një intervistë ai paralajmëroi një ’97-të të dytë nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën.

Postuar: 21/04/2019 - 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij d

Postuar: 21/04/2019 - 08:30

Plot 33 parti kanë shfaqur interes për t’u bëri pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Postuar: 21/04/2019 - 08:27

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve t

Postuar: 21/04/2019 - 08:22

 Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja p

Postuar: 21/04/2019 - 08:17

 Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu komentoi dje thirrjet e ish-kryeministrit

Postuar: 21/04/2019 - 00:00

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.