
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

KPK zbardh vendimin për gjyqtaren Valdete Hoxha, ja argumentet që jepen për konfirmimin e gjyqtares në detyrë

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Gusht 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Rivlerësimi i gjyqtares Hoxha u krye nga trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në vendimin e zbardhur theksohet se gjyqtarja Hoxha nuk ka asnjë rezultat negativ në 3 kriteret e vlerësimit. Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. KPK nuk konstatoi parregullsi në blerjen e një apartamenti parafabrikat 63 m2 dhe një shtese 62 m2 në vitin 2007 kundrejt vlerës 2 milionë lekë. Gjithashtu, nuk u identifikuan probleme edhe në blerjen e një autoveture tip Ford Focus në vitin 2012 për vlerën 14 mijë euro si dhe dy depozita bankare prej 4.2 milionë lekësh në total. Gjatë seancës dëgjimore u relatua se familja e gjyqtares Hoxha ka pasur mundësi financiare për shkollimin e dy fëmijëve në Kanada dhe për krijimin e gjendjeve cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme për figurën dhe profesionalizmin, duke i konsideruar 33 denoncimet nga publiku të pabazuara. “Trupi Gjykuesi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u njoh me rrethanat e çështjes dhe rezultatet e hetimit për komponentin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale si dhe nuk evidentoi asnjë arsye në komponentin e figurës që do të shërbente për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti ka bashkëpunuar plotësisht me Komisionin në lidhje me të gjitha aspektet e hetimit, ajo ka dhënë informacion të plotë në lidhje me të ardhurat, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe pozicionin e saj financiar dhe të anëtarëve të familjes. Në karrierën e saj gjyqësore ajo ka treguar njohuri të mjaftueshme ligjore në drejtim të interpretimit dhe zbatimit të ligjit, arsyetim ligjor, ka aftësi organizative, si dhe etikë e profesionalizëm në punë për të vazhduar ushtrimin e detyrës”, thuhet në vendimin e KPK.
Më të lexuarat


Biberaj liston gabimet e Partisë Demokratike: Ramës iu la fusha bosh, e vërteta është se...

“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

PD ndez motorët e fushatës, cakton si koordinator për qarkun e Lezhës pedagogun e njohur (Emri)

Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit
