BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KPK zbardh vendimin për ish-kreun e Gjykatës së Vlorës, ja si problemet me pasurinë e nxorën për 15-vjet nga sistemi i drejtësisë

KPK zbardh vendimin për ish-kreun e Gjykatës së Vlorës, ja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, duke e nxjerrë kështu jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Roland Ilia dhe anëtare Valbona Sanxhaktari pas hetimit administrativ dhe seancës dëgjimore që u zhvillua që në 20 shkurt të këtij viti, arritën në përfundimin se Skënder Haluci nuk justifikon pasurinë. “Ka mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, situacion/preventiv punimesh, në lidhje me vlerën e shpenzuar për kryerjen e punimeve të pjesës takuese, në objektin e deklaruar në ***, Tiranë; Ka mungesë dokumentacioni justifikues ligjor në lidhje me të ardhurat e deklaruara nga bashkëshortja A.S., pranë institucioneve ku ka paraqitur vërtetimet përkatëse, në gazetën “***”, Partinë *** dhe nga avokatia; Ka mungesë dokumentacioni justifikues ligjor në lidhje me bursën e përfituar nga A. H., pranë *** COLLEGE *** 2012 - 2014, *** IN ***”, thuhet në vendim. Trupi gjykues argumenton se ish-kryegjyqtari i Vlorës nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, si dhe nuk ka arritur të japë argumente bindëse për ligjshmërinë e atyre që ka deklaruar pranë ILDKPI. “Trupi gjykues, në përfundim të hetimit të kryer, në zbatim të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 84/2016, duke u bazuar në njërin prej kritereve të vlerësimit, atë të pasurisë, në vlerësimin tërësor të çështjes mbështetur në provat e administruara nga Komisioni, në shpjegimet e subjektit të rivlerësimit në seancë dëgjimore publike, si dhe pasi mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit, z. Skënder Haluci: ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e shpenzimeve për periudhën 1997 − 2016; ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për të ardhurat; ka bërë deklarim të pasaktë dhe të rremë lidhur me pasuritë e krijuara dhe burimin e ligjshëm; ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016; nuk ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, të tij dhe personave të lidhur në kuptim të nenin D, të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Më të lexuarat