Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KQZ-ja e re, zbardhen emrat e 25 kandidatëve që kanë shfaqur interes, nga Sollaku e Lefterie Luzi, te Arben Isaraj, ja lista

KQZ-ja e re, zbardhen emrat e 25 kandidatëve që kanë shfaqur

Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në datën 25 prill të vitit të ardhshëm, po vijon puna për ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të ketë një strukturë tërësisht të re. Kuvendi në datën 29 gusht shpalli njoftimin duke ftuar të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante për KQZ e re, që do të ketë në përbërjen e vet Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarët të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Kështu, ndonëse kanë ngelur edhe pak ditë nga mbyllja e aplikimit, deri më tani kanë shfaqur interes plot 25 kandidatë për 12 vende vakante. Emrat e tyre janë jo pak të njohur për publikun, ku më tepër dominojë emrat në fushën e juristëve. Për pozicionin e komisionerit kanë aplikuar Irsa Ruçi, Halil Hyseni, Lefterije Lleshi, Hysen Osmanaj, Arben Xhiku dhe Haki Mustafa. Ky pozicion i përket PS dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë në fakt nga opozita e duket se kanë pak shanse të zgjidhen. Arben Xhiku, Haki Mustafa dhe Hysen Osmanaj janë në garë edhe për postin e zv/komisionerit që i përket PD. Tek Komisioni Rregullator kanë shprehur interes Irsa Ruçi, Agim Paskali, Hysen Osmanaj, Lefterije Lleshi, Odeta Berberi, Arens Çela, Anjeza Dajzmaili, Spiro Maliqi, Naim Mecalla, Durim Grabova, Arben Xhiku, Theodhori Sollaku, Haki Mustafa dhe Lindita Tako. Nga 5 anëtarët e këtij organi, 3 i zgjedh PS, 1 e zgjedh PD dhe 1 e zgjedh LSI. Ndërsa për KAS kanë shprehur interes Agim Paskali, Hysen Osmanaj, Ledio Braho, Lefterije Lleshi, Arens Çela, Spiro Maliqi, Redinela Beqiraj, Durim Grabova, Farie Osmani, Theodhori Sollaku, Eldrina Karafili, Arben Isaraj dhe Lindita Tako. Emri i ish-deputetit dhe zv.ministrit të Drejtësisë Arben Isaraj spikat midis kandidatëve të tjerë për KAS. Ata kanë dorëzuar aplikimin e tyre në Kuvend. Nga 5 anëtarët e këtij organi, 3 i zgjedh PS, 1 PD dhe 1 LSI. Ndërkaq disa kandidatë kanë aplikuar për të gjitha pozicionet si Lealba Pelinku aktualisht drejton departamentin e anti-korrupsionit në PD, Odeta Seferaj, Kamerjon Salillari dhe Ardian Myslimaj.

Ruçi thirrje partive politike

Ndërkohë që edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në Konferencën e Kryetarëve, e cila u mblodh pak ditë më parë online, ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së. Por përmes një letre, kryeparlamentari u ka kërkuar partive politike që të propozojnë anëtarët e KQZ-së së re, duke iu lënë afat deri në 9 shtator. Letra i ka shkuar edhe opozitës jashtëparlamentare, e cila sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë Komision të Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re. Opozita jashtëparlamentare duhet të paraqesë propozimin e saj deri më 11 shtator. Ruçi u ka dërguar letër edhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizit, Nimet Musait dhe Edmond Stojkut, për propozimin e 2 anëtarëve, të cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për ngritjen e KQZ-së së re. Atyre u është lënë afat deri më 10 shtator që të paraqesin propozimet e tyre për 2 emrat e anëtarëve që do përfaqësojnë opozitën parlamentare në Komisionin e Posaçëm.

Më të lexuarat