BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Politike

KQZ kërkesë Komisionit të Reformës Zgjedhore: Zbatoni vendimin e Kushtetueses për votën e emigrantëve në 2025, të ndryshohet Kodi Zgjedhor

KQZ kërkesë Komisionit të Reformës Zgjedhore: Zbatoni

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkon që Kuvendi të miratojë votën e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 2025. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i dërgoi një shkresë Komisionit të Reformës Zgjedhore, që të zbatojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 9 dhjetor 2022, duke miratuar kërkesën e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë” që të mos u cënohet e drejta e votës në Shqipëri. Sipas afatit ligjor, kjo kërkesë duhet të përmbushet nga Parlamenti brenda 1 viti dhe këto ndryshime të reflektohen në Kodin Zgjedhor. “I dërguam sot Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit. Sikurse Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore mund të jenë në dijeni, Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr. 38 datë 09.12.2022 (V-38/22) në lidhje me votimin nga jashtë vendit ka vendosur:  pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, konstatimin e cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor, detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti”, thuhet në njoftimin e KQZ. Në këtë situatë, Celibashi kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të legjitimojë votën e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e përgjitshme të 2025 në mënyrë që dhe KQZ të përgatisë terrenin dhe për ta. “Sikurse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin”, mbyllet njoftimi i KQZ.