Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ mbledhje pa opozitën, PD thellon maskaradën me zgjedhjet e 23 Qershorit

KQZ mbledhje pa opozitën, PD thellon maskaradën me zgjedhjet e 23 Qershorit

Postuar: 20/04/2013 - 10:44

Pasi shkeli Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, mazhoranca ka vijuar skandalin e saj me institucionin më të lartë të administrim të zgjedhjeve, KQZ. Lideri i PD, njëkohësisht kryeministri Sali Berisha po thellon maskaradën e zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke injoruar thirrjet e SHBA dhe BE se, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa KQZ e plotë. KQZ, aktualisht e përbërë vetëm me 4 anëtarët demokratë, zhvilloi mbledhjen e radhës pa opozitën. PD ka përvijuar ofensivën e saj përballë ligjit, për të vjedhur zgjedhjet në tavolinë.  Mbledhja e KQZ nuk ka mundur t’i shpëtojë replikave mes kryetares Lefterie Lleshi, përfaqësuesve ligjorë të PS dhe PS, Genci Gjonçaj dhe Njazi Kosovrasti. Mënyra e funksionimit të KQZ aktuale ka bërë që e majta në këtë institucion të reagojë. Gjonçaj provokoi Leshin nëse ishte funksionare e PD në këtë institucion apo përfaqësonte veten. “Të siguroj që me ardhjen e z. Zguri vendimmarrja do jetë më cilësore dhe e bazuar në kodin zgjedhor. Sa për kriteret e mia, referoju nenit 15”, u përgjigj Lleshi. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti, u shpreh se përfaqësuesve ligjor nuk iu takon të bëjnë deklarata politike. “Ne përfaqësuesit juridik nuk na takon të bëjmë deklarata politike. Nuk e gjej aspak me vend të marrim guximin të vlerësojmë Kuvendin e Shqipërisë, ka institucione që duhet t’i drejtohesh”, tha ai. Kosovrasti më tej, theksoi se KQZ do punojë për qëllimin e saj final, që janë zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike. “Nuk është hera e parë që mungojnë 3 anëtarë. Edhe në 2011 nuk erdhën për tre muaj, donin të sabotonin procesin zgjedhor. Po tentohet t’i bëhet presion KQZ, por procesi do vazhdojë, do bëjmë të gjitha përpjekjet që zgjedhjet të bëhen sa më të mira më 23 qershor”, tha ai.

Hysen Osmanaj

Fjalën e ka marrë edhe anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj, i cili tha se është legjitim në vendin e tij dhe ndjehet komod në atë tavolinë. “Ne jemi legjitim në këtë tavolinë, ne jemi betuar për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Ne vërtetë na propozon politika, por ne nuk kemi vepruar ndonjëherë si njerëz politikë, kemi zbatuar detyrën dhe kodin. Unë jam shumë komod në këtë tavolinë”, tha ai. Pas vakancës së krijuar në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka kërkuar PS-së të sjellë propozimet e reja për plotësimin e vendeve të mbetura bosh. Por, opozita refuzon të paraqesë kandidaturat e saj, pa iu kthyer ligjshmëria institucionit që administron zgjedhjet. Opozita kërkon që të rikthehet anëtari i propozuar nga LSI, Ilirjan Muho. LSI aktualisht është partia e dytë më e madhe e opozitës, së cilës i takon të përfaqësohet me anëtarin e saj në KQZ.

Vendimet e miratuara

1- Projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
2- Projektvendimin “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
3- Projektvendimi “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
4- Projektvendimi “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 72 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”. Nga 72 parti politike që kanë paraqitur kërkesë për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ miratoi kërkesën e 67 prej tyre. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës për 5 parti politike për shkak të dorëzimit në KQZ të dokumentacionit jo të saktë apo jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Eneida Jaçaj
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj