Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ miraton partitë që do garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale

KQZ miraton partitë që do garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale

Postuar: 10/08/2013 - 10:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së djeshme, regjistroi subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të datës 1 shtator, që do të zhvillohen në dy komuna, Rrethina në Qarkun e Shkodrës dhe Dardhas në Qarkun e Korçës. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë së bashku nën siglën e aleancës “ASHE”, ndërsa Partia Demokratike e vetme. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:  Projektvendimin “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013”.

Projektvendimin “Për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”, thuhet në vendim. KQZ miratoi gjithashtu edhe modelet modelin e fletës së votimit që do të përdoret në këto zgjedhje si dhe modelet e dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor.

“Projektvendimin “Për miratimin e modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. Projektvendimin “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që përfitojnë partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, të datës 01.09.2013”, thuhet në vendimin e KQZ.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në