BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve dhe vulos fitoren e PS, PD dhe LSI 5 ditë kohë të dorëzojnë provat për blerjen e votës

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve dhe vulos fitoren e PS, PD dhe LSI 5

KQZ ka shpallur dje fitoren zyrtare të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Ende pa përfunduar plotësisht numërimi i votave në të gjithë vendin rezultatet paraprake e bënin Partinë Socialiste fituese. Pak ditë më parë kreu i PS, Edi Rama, shpalli fitoren dhe partitë e tjera pranuan humbjen, por duke pretenduar se lufta vazhdon. Ndërkohë ditën e djeshme kjo luftë ka përfunduar dhe Partia Socialiste është certifikuar zyrtarisht nga KQZ si fituesja e këtyre zgjedhjeve. Pas Kukësit ku rezultati u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi dje rezultatin edhe për 11 qarqet e tjera, në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Referuar tabelave të miratuara për çdo qark evidentohet se, në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste siguroi mandatin e tretë qeverisë me 74 mandate, pra ka arritur që të marrë 48.68% të votave. Koalicion PD-AN ka siguruar 59 mandate ose 39.43% të votave, ndërsa LSI, e cila pësoi dhe disfatën më të madhe nga 2017, ku më 25 prill mori vetëm 4 mandate; 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër dhe PSD e Tom Doshit që mori 3 mandate; 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë. Në përfundim të votimit të tabelave kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri një bashkëbisedim me palët politike për t’u dhënë përgjigje ankesave dhe pretendimeve të tyre. Fillimisht ai sqaroi se, të gjitha partitë që kanë ankesa për procesin e numërimit apo ndonjë kërkesë, si për hapje kutish apo shfaqje të pamjeve filmike duhet t’i paraqesin ato brenda një afati kohor pesë ditor, duke filluar nga dita e sotme. Gjithsesi, ai bëri me dije se, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankimim apo kërkesë. Madje as gjatë procesit të djeshëm ku i miratua rezultati palët nga partitë humbëse nuk dhanë asnjë reagim.

Nuk pati përgjime dhe vjedhje votash

Në konferencën e djeshme Celibashi dha sqarime të detajuar në lidhje me pretendimet se KZAZ kanë përgjuar votuesit, pra kanë zbuluar se për cilin kandidat apo parti ka hedhur votën çdo qytetar. Në përgjigje të kësaj pyetje kreu i KQZ tha se, në skemën e votimit nuk kishte asnjë mundësi që të përgjoheshin votat sepse komisionerët nuk dinin radhën e qytetarëve apo cilën fletë ata merrnin, sepse QR-kodin e fletës e merrnin votuesit dhe nuk e shihte komisioni. Ai theksoi se paisja e identifikimit elektronik nuk e regjistronte radhën e votimit. “Ka zero mundësi që ne të marrim dijeni mbi mënyrën e votimit të një votuesi duke lidhur radhën e votimit të tij me leximin e QR-Kode të fletës së votimit që ky votues ka marrë dhe e ka hedhur në kutin e votimit. Nëse ne dimë radhën e votimit të një votuesi dhe dimë se cilën nga fletët e votimit ai ka marrë, atëherë po ne kemi mundësi të dimë se cila ka qenë vota i tij. Pra, duhet të plotësohen patjetër këto dy kushte që ne të kemi mundësi të marrim dijeni për kë ka votuar votuesi në fjalë. Dhe dijenia për radhën është më e mundur nga vetë anëtarët e komisioneve dhe vëzhguesit në qendrën e votimit se sa nga Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI). Nëse flasim për PEI, ajo nuk shënon radhën e votimit”, u shpreh ai. Kryekomisioneri Celibashi sqaroi edhe mënyrën e hedhjes ne sistem të rezultateve nga çdo KZAZ. Sipas tij, mund të ketë pasur gabime duke qenë se kalimi i rezultateve bëhet në mënyrë manuale, por kurrsesi nuk është bërë qëllimisht. Gjithsesi, ai theksoi se rezultati përfundimtar është i saktë. “Hedhja e rezultateve është bërë manualisht nga operatori dhe ka gabime njerëzore. Por rezultati certifikohet në bazë të tabelave origjinale dhe më pas korrigjohen dhe në sistem hidhen të saktat. Rezultati i ZAZ u bë publikisht me media dhe përfaqësues të partive politike dhe rezultati i saktë u transmetua. Edhe partitë e morën në datë 26 në orën 8, ndaj nuk pati shqetësime nga partitë për faktin që në sistemin online të rezultateve paraprake kishte pasaktësi. Nëse kushdo media apo individë të interesuar që ngriti këto aludime do të kishte pyetur në KQZ, do të kishte marrë përgjegjësinë dhe sqarimin e duhur. KQZ nuk vjedh vota”, tha ai.

Më të lexuarat