Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ: Modelet e vulave për 2013, si në zgjedhjet e kaluara

 KQZ: Modelet e vulave për 2013, si në zgjedhjet e kaluara

Postuar: 25/02/2013 - 13:36

KQZ miratoi katër modelet e vulave, të cilat do të përdoren në zgjedhjet e 23 Qershorit, nga komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ), nga komisionet e qendrës së votimit (KQV) dhe kryetari i KQV-së, si dhe të vulës rezervë për KQV-të. Ndër të tjera, KQZ-ja miratoi edhe vendimin për shpërndarjen e vulave rezervë, në rast dëmtimi ose dalje jashtë QV-së të vulës së kryetarit të komisionit të qendrës së votimit ose të vulës së komisionit të QV-së.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve diskutoi edhe për buxhetin e këtij institucioni për zgjedhjet e 23 Qershorit, ku parashikohet të kushtojnë 741 milionë lekë, prej të cilave 277 milionë vetëm për paga dhe shpërbime të stafit të përkohshëm, ndihmës të administratës së KQZ-së, 10 milionë për kamerat dhe 177 milionë lekë për mallrat, shtypshkrimet, vulat rezervë, procesverbalet, manualet etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 21:46

Partia Demokratike ka publikuar të dhënat përfundimtare të anëtarëve që votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku në garë ishin Lulzim Basha dhe Eduart Selami.Siç shihet nga të dhënat afro gjysma e anëtarësisë ka bojkotuar zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2017 - 21:39

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet në PD, se kutitë po sillen drejt Tiranës.

Postuar: 22/07/2017 - 20:17

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu në një postim në “Facebook” ka komentuar zgjedhjet që u mbajten sot në PD për kryetarin e ri të saj.

Postuar: 22/07/2017 - 19:58

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nëpërmjet një statusi në “Facebook”, që “duhet të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh”.

Postuar: 22/07/2017 - 19:26

Ka përfunduar afati zyrtar i procesit të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të PD ka përfunduar.

Postuar: 22/07/2017 - 19:15

Sot demokratët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Postuar: 22/07/2017 - 19:05

Deputetja demokrate Majlinda Bregu kujton se si sot një vit më parë, në Parlament është votuar reforma në drejtësi me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës.