BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KQZ nis procedurat për mandatin e Berishës, ish-kreu i PD gati të fundoset nga precedenti “Doshi”, anëtari i KAS konfirmon hapjen e dosjes

KQZ nis procedurat për mandatin e Berishës, ish-kreu i PD gati të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për të shqyrtuar ligjshmërinë e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë se anëtarët ishin duke diskutuar për këtë çështje, por dje është konfirmuar zyrtarisht. Ka qenë anëtari i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ, Ledio Braho, ai i cili në një studio televizive duke folur mbi debatin e ndryshimit të datës së lindjes nga ish-kryeministri, ka thënë se për rastin e tij kanë nisur procedurat dhe me shumë gjasë në fund do të jetë KAS që do të vendosë. “Kjo është një çështje që mund të vijë për shqyrtim në KAS. Rruga është përmes KQZ, është ai që merr një vendim. Rasti i fundit që pati vendimmarrje nga KAS është rasti i fundit i kryebashkiakut të Mallakastrën. Ai s’kishte deklaruar një akuzë të ngritur ndaj tij. Ai u shfajësua nga akuza, unë isha kundër në fakt, por vendimi u mor me shumicë votash. Mbetet për tu parë nëse mund të ngrihet kjo çështje. KQZ në dijeninë time ka iniciuar procedura”, tha ai. Pra KQZ ka hapur dosjen për ish-kryeministrin, ku së pari po shihet rasti i mosdeklarimit të ndryshimit të datëlindjes, por nga ana tjetër kemi dhe rastin e shpalljes “non grata”. KQZ në rastin e Tom Doshit u vu në lëvizje dhe në atë kohë kërkoi ndihmën e prokurorisë. Sipas burimeve edhe ne rastin e Berishës pritet të ndiqet e njëjta rrugë, ky do kërkohet verifikim nga organi i akuzës. Ky i fundit do të kontaktojë me ambasadën e SHBA për të marrë të dhëna mbi Berishën dhe në fund do vendoset nëse do të kemi apo jo heqje mandati.

Parashikimet në ligj

Ligji i dekriminalizimit është fokusuar kryesisht te personat e dënuar, mirëpo ka dhe një përcaktim ku ndalon kandidimin e individëve që janë dëbuar nga shtetet e BE, SHBA, Kanadaja dhe Australia. Bëhet fjalë për nenin 2, pika 2/b i cili thotë: “Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”. Pika 1 që përmendet aty ka të renditura veprat penale që nëse janë kryer nga një individ atij i ndalohet kandidimi. Përveç shumë veprave penale, aty janë dhe nenet 244, 245, 248, 248/a, 259, 260, 319, 319/ç që kanë të bëjnë me korrupsionin. Nëse shohim vendimin e DASH, Berisha akuzohet për korrupsion. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shprehej Sekretari Amerikan i Shtetit. Pra ligji i dekriminalizimit ka hapësira që mundësojnë largimin me forcë të Berishës nga Parlamenti. Precedenti “Doshi” pritet t’i kthehet në bumerang PD-së dhe ai që do e pësojë është ish-kryeministri.

Më të lexuarat