BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Politike

KQZ nuk regjistroi PD në zgjedhje, grupi i Bashës e cilëson vendimin antiligjor dhe e ankimon në KAS, paralajmërohet nisja e procedurave për shkarkimin e Celibashit

KQZ nuk regjistroi PD në zgjedhje, grupi i Bashës e cilëson

Refuzimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të regjistruar Partinë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka sjellë reagimet e ashpra nga PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, fraksion që priste të regjistrohej për këtë proces votimi. PD “e vulës” nuk ka humbur kohë ditën e djeshme pas vendimit të kryekomisionerit të zgjedhjeve duke ankimuar çështjen sërish në Komisionit e Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ. Përfaqësuesi juridik i PD zyrtare, Indrit Sefa dorëzoi në KAS kërkesën me 15 faqe për të shfuqizuar vendimin e Celibashit kundër PD dhe regjistrimin direkt të këtij fraksioni për zgjedhjet vendore të muajit maj. Nga ana tjetër, grupimi i Alibeajt paralajmëroi se Celibashi duhet të shkarkohet për shkeljet e rënda ligjore që kreu dje në dëm të Partisë Demokratike.  Kryetari i KQZ arsyetoi se nuk mund të miratonte regjistrimin e PD në zgjedhje, përderisa selia blu nuk kishte dokumentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD.

Enkelejd Alibeaj: Celibashi grotesk, nuk na ndalojnë dot

Kryetari i komanduar i PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj e konsideroi groteske vendimin e djeshëm të Celibashit për mosregjistrimin e partisë më të madhe opozitare në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar demokrat komentoi se drejtuesi i KQZ ka shtyrë qëllimisht afatet e regjistrimit për zgjedhje për të lënë jashtë opozitën. Alibeaj e akuzoi Celibashin se mbajti qëndrim të njëanshëm politik në dëm të PD. Në fund, ai e quajti tragjike faktin që për herë të parë në historinë e pluralizmit, partia më e madhe opozitare në vend nuk lejohet të regjistrohet e garojë në një palë zgjedhje. Megjithatë, pavarësisht se deri tani nuk ka gjetur forca politike aleate për t’u regjistruar në zgjedhje, Alibeaj premtoi se do të garojë me kandidatët e tij në 14 maj. “Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO dhe synon të jetë anëtar i BE! Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!”, shkruan Alibeaj.

Gazment Bardhi: Celibashi është i shantazhueshëm, s’ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet

Sekretari i PD zyrtare, Gazment Bardhi sulmoi kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se veproi si njeri i shantazhueshëm dhe që shkeli kompetencat e detyrës duke mbajtur qëndrim politik kundër PD. “E patolerueshme është përfshirja me shkrim dhe privatisht e KSHZ në një konflikt politik, duke shërbyer si zëdhënës i interesave politike. Vendimi i sotëm i Ilirjan Celibashit nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Një njëri i shantazhueshëm nuk ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Kreshnik Çollaku: PD të nisë procedurat për shkarkimin e Celibashit

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku u tregua akoma më i ashpër me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai kërkoi që PD të nisë procedurat parlamentare për shkarkimin e Celibashit nga funksioni i kryekomisionerit të zgjedhjeve në Shqipëri. “Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ka detyrë të zbatojë ligjin, aty nuk është të bëjë politikë. Nëse i mungon politika, duhet ndihmuar duke filluar procedurat e shkarkimit të tij në Parlament”, komentoi deputeti demokrat i Dibrës në rrjetet sociale.

Më të lexuarat