Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“KQZ refuzon transparencën”/ Pas hapjes së kutive në Lezhë, vjen reagimi i parë nga PD-ja: Teatër qesharak i 4 kamikazëve të Ramës

Postuar: 12/07/2019 - 15:01

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas hapjes së 11 kutive të Bashkisë së Lezhës.

Ai tha se ky proces ishte një teatër qesharak dhe se opozita nuk ka ngritur asnjëherë shqetësim për këto kuti.

Por sipas tij çdo gjë është urdhëruar nga Edi Rama për të krijuar një alibi për mbushjen e kutive.

Kaso tha se katër kamikazët e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzuan hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, ku ndodhet lista e votuesve të 30 qershorit.

Vetëm në këtë mënyrë sipas PD mund të behet krahasimi i fletëve në kuti dhe numrit të votuesve. ”

Sot, në Komisionin Qendror të Vjedhjeve u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit.

Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka patur asnjëherë kontestim nga opozita.

Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve.

Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur.

4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.

KQZ ka detyrim të bëjë transparencë.

Ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi kërkuar zyrtarisht dhe që na takojne sipas ligjit.

Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret.

Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit.

Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane”, tha ai. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 11:08

Deputeti i opozitës së Re Andi Përmeti deklaroi se ligji për arsimin e lartë nuk duhet të anulohet por të shtyhet me të paktën me një vit për t'i dhënë mundësinë të rinjve të përmirësojnë mesataren që të mos largo

Postuar: 18/07/2019 - 11:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifi

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 n

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja

Postuar: 18/07/2019 - 10:34

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti i cili sot ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit

Postuar: 18/07/2019 - 10:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet pr

Postuar: 18/07/2019 - 09:49

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi