Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ shpall nesër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

KQZ shpall nesër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Postuar: 05/08/2013 - 18:29

KQZ pritet që gjatë mbledhjes së të martës të shpallë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, duke i dhënë fund kështu gjithnjë kësaj odiseje.
Gjatë mbledhjes nesër, KQZ do të miratoj edhe modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ dhe KQV për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Komunës Dardhas, qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, qarku Shkodër, të datës 1 shtator 2013.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 06.08.2013 ora 14:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:- Projekt-vendim: “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013, të datës 23 Qershor 2013”.

-Projekt-vendim: “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013”.

-Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  thuhet në njoftimin e KQZ.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në