Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ vazhdon e përçarë, katër anëtarët e PS thërrasin mbledhjen urgjente pa dakordësinë e kryetarit. Nuk njohin dekretin e Metës, por ç'do vendosin sot

Postuar: 12/06/2019 - 11:44

Katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thërritur sot zhvillimin e mbledhjes së këtij institucioni, pavarësisht se Presidenti ka çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Dekreti i Presidentit ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare një ditë më parë, por anëtarët e zgjedhur nga e majta nuk e njohin këtë vendim.

Ashtu si në mbledhjen e parë, katër anëtarët e KQZ-së kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Metës, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pavlefshëm.

Ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen,  duke ia lënë drejtimin zv.kryetarit, Denar Biba.

Po sot, numri i dy i KQZ-së, dhe tre anëtarët e tjerë kanë njoftuar zhvillimin e mbledhjes së radhës se institucionit zgjedhor, për të vijuar punën normalisht për zgjedhjet më 30 qershor.

“Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

  2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

  4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019””, thuhet në njoftimin e KQZ.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 20:05

“Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) rrëzon ligjin e Ramës për censurën e medias online”, kështu ka shkruar Albana Vokshi në një status në “Facebook”.

Postuar: 18/11/2019 - 19:55

Ndërsa lideri i PD-së, Lulzim Basha, po viziton në qytete të ndryshme fermerët për të ndarë shqet

Postuar: 18/11/2019 - 19:41

Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët e djathtë në selinë blu.Basha po tako

Postuar: 18/11/2019 - 19:39

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i pyetur në lidhje me faktin që Presidenti Ilir Meta e shpal

Postuar: 18/11/2019 - 19:27

Ish deputetja Grida Duma e njohur gjerësisht për pamjen e saj elegante dhe të kuruar, ka treguar

Postuar: 18/11/2019 - 19:25

Zyrtari i lartë amerikan, Eliot Engel është shprehur kundër  idesë së ndryshimit të kufijve

Postuar: 18/11/2019 - 19:25

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq