Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KQZ vendos ndjekje penale për numëruesit e Lezhës

KQZ vendos ndjekje penale për numëruesit e Lezhës

Postuar: 09/08/2013 - 12:12

KQZ në mbledhjen e sotme regjistroi subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të datës 1 shtator, që do të zhvillohen në dy komuna, Rrethina në qarkun e Shkodrës dhe Dardhas në qarkun e Korçës.  PS dhe LSI do të garojnë së bashku nën siglën e aleancës “ASHE”, ndërsa Partia Demokratike e vetme.

Gjithashtu KQZ ka vendosur sot të çojë për ndjekje penale, kryetarët dhe anëtarët e KZAZ Nr.13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Hysni Osmanaj e Klement Zguri të KQZ ka kërkuar që anëtarët e komisioneve që kanë bërë shkelje, të ndiqen penalisht dhe të mos jenë më anëtarë në zgjedhje të reja. Zguri ka shtuar se jo vetëm numëruesit, por edhe vëzhguesit duhen penalizuar, edhe përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore që pranuan shifrat e gabuara. Madje, ai sulmoi edhe Kolegjin Zgjedhor, që sipas tij, "jep një lloj amnistie dhe numëron votat. Veprimi i Kolegjit ishte i kundraligjshëm, sepse gjykoi një vendimi që u mor nga një strukturë tjetër zgjedhjesh", - tha ai duke dalë në konkluzionin se gjithë "sistemi mbetet korruptiv."

Pas diskutimeve, 4 anëtarët e KQZ- miratuan vendimin "Për kallëzim penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave të cilët kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013".

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr