BREAKING NEWS

Presidenti do marrë në dorë opozitën pas 2 Marsit? Ja si përgjigjet ish deputetja e LSI

Presidenti do marrë në dorë opozitën pas 2 Marsit? Ja si
x

Politike

Krahason Serbinë me Shqipërinë, habit me deklaratën ish-ministri: Po thahemi për ujë edhe pse...

Krahason Serbinë me Shqipërinë, habit me deklaratën

Ish-ministri i LSI, Edmond Panariti është shprehur se edhe pse Shqipëria është vendi tretë në Europë për rezerva të rinovueshme ujore, po thahet për ujë dhe është ndër vendet me stres të lartë hidrik.

Ai ka krahasur Shqipërinë me Serbinë, kur kjo e fundit edhe pse ofron 1179 metër kub ujë për çdo banor të saj, 9 herë më pak se Shqipëria.

Statusi i Panaritit në Facebook

Pa Koment !

Ne Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet ne te njejtin nivel me Estonine dhe Irlandën per nga sasia e ujit në meter kub per frymë te popullsisë. Sipas Bankes Boterore ajo ofron 9200 meter kub ujë per cdo banor te saj. Thene me shkurt ne Evropë, Shqipëria renditet e treta per nga rezervat e rinovueshme të ujit ne dispozicion te popullit te saj.

Nderkaq Serbia, ofron 1179 meter kub ujë per cdo banor të saj, pra 9 here me pak se ne. Por sipas Bankes Boterore, Serbia klasifikohet te vendet pa stres hidrik per popullin e saj, pra ploteson nevojat dhe shuan etjen. Nderkaq ne futemi ne vendet me stres te larte hidrik pra thene ndryshe po thahemi per uje, pavarësisht se ndodhemi buze tij dhe rreshtohemi krahas Egjiptit dhe Irakut te cilet jane trecerek shkretetira!