
Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Krahu ‘i djathtë’ i Ilir Metës sulmon ashpër Spartak Ngjelën: 'Avokat i FBI'! S’ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH. Avokati thotë se vlerësimi i bërë nga DASH për Dvoranin është goditje e drejtpërdrejtë për presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë ka reaguar zëdhënësi i tij Tedi Blushi, i cili e quan Ngjelën, ‘avokat të FBI’.
Ai tha se Ngjela, s’ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij.
“Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij! Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje: Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë. Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan Tedi Blushi.
Më të lexuarat


U caktua në vend të 6 në listë, Niko Peleshi prezanton një për një kandidatët për Korçën: Ja ndryshim i madh që do të ndodhë

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Listat e kandidatëve për deputet, Manjani zbulon mesazhet e fshehta: Pandeli Majko është rasti i...

Kryeministri Rama e caktoi në vendin e dytë në Korçë, vjen reagimi i parë nga Blerina Gjylameti

“Priten arrestime”, Milaim Zeka del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare: Skandali është shumë i thellë dhe shumë gjëra do bëhen publike!

Nuk përmbahet ish-kryetarja e AMA, zbulon planin që ka përgatitur Lulzim Basha për Partinë Demokratike: Lista m’u duk po aq “fituese” sa ajo e 2017

“Rama ka futur në listë emra nga partitë e tjera”/ Deputeti i PS i kthehet ashpër politologut të njohur dhe zbulon ‘hilenë’ që ka përdorur kryeministri me prurjet e reja

Nuk do të garojë më 25 prill, deputetja e njohur tregon arsyet e këtij vendimi: Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, por s’është e lehtë të jesh pjesë e parlamentit

Kastriot Islami tregon prapaskenat dhe përplasjet e forta në PS-së: Listat e Ramës tinëzare, përzgjedhja e këtyre dy emrave të njohur në renditjet e para në Tiranë ka shkaktuar tensione të ashpra brenda partisë

Deutsche Welle zbulon se çfarë risish sjellin listat e PS e PD: Plot me surpriza...
