BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Krahu i djathtë i Sali Berishës kërcënon Edi Ramën, premton hakmarrje dhe paralajmëron kaos në ditët në vijim, ja si “Foltorja” po politizon çështjen

Krahu i djathtë i Sali Berishës kërcënon Edi Ramën,

“Foltorja” apo e njohur ndryshe si “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë, e cilësojnë si një sulm me motive politike, goditjen e ish kryeministrit Sali Berisha nga 31 vjeçari Gerti Shehu gjatë protestës së mbajtur nga opozita këtë të martë. Fillimisht ka qenë besniku i Berishës, gazetari Çim Peka, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka kërcënuar hapur kryeministrin Rama, të cilin e bënë përgjegjës për rrahjen e kryefoltoristit, ndërsa ka premtuar hakmarrje kundër tij, madje duke e çuar vendin drejt kaosit. “Pacienti Rama nuk është budalla, dje goditi në shenjë! Ku gabove? Ti nuk e kupton se ata që i kanë qëndruar Sali Berishës pas edhe kur u vranë Azem Hajdarin në oborr të shtëpisë së tyre, nuk i qëndruan Berishës nga pas për interesa. Bandat gjithmonë rrinë pas qeverisë. Këtej nga është Berisha, në shumicë më i rëndësishëm është miti se pagesa. Ke prekur mitin, prit reagimin. Afër mitit, të gjithë e dinë që as Gregu, as Olsi nuk të dhimbsen. Ama vetja të dhimbset shumë. E sigurtë që ti nuk do shkosh në kafen e parlamentit, do rrish me roje në sallë, do shtosh rojet kudo. Por mos rri i qetë. Rëndësi ka që demokratët të marrin vendimin të të japin mësimin. Të tjerat rregullohen. Nuk ka Çuç e kokë Rrumbullak që të qetëson”, shkruan ndër të tjera Peka.

“Foltorja”: Sulmin ndaj Berishës është politik

Ndërkohë zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo, e cila në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka treguara versionin dhe politizuar çështjen, ndërsa theksoi se dokumenti i publikuar ku pretendohet se Gerti Shehu trajtohej për probleme të shëndetit mendor prej 2018-tës, nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Sipas saj, kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi po përpiqeshin ta shfaqnin autorin e sulmit të si të sëmurë psiqik. “Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik. Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore”, deklaroi Garo.

Goditja e Berishës, PL: Provokim i Ramës në ditën e samitit

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një konference për shtyp nga selia e PL, e konsideroi sulmin e dy ditëve më parë ndaj Berishës si një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Madje i bindur, Vasili theksoi se shqiptarët pas ngjarjes së kësaj të marte ishin më të paduruar për ta rrëzuar nga qeverisja. “Që nga dje shqiptarët janë më të paduruar se kurrë për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij që janë armiqtë e vetëm të paqes. Edi Rama tregoi dje sesi si armik i shqiptarëve nuk ndalet para asnjë provokimi vetëm e vetëm për të shtyrë disa ditë e orë në pushtet. Rama tregoi se është peng i agjendave më të errëta dhe asnjë farsë nuk e ndihmon dot. Provokimi shumë i rëndë me goditjen e liderit Sali Berisha, ishte mesazhi më i egër kundër Europës dhe kundër pluralizmit shqiptar. Drejtësia të kryejë deri në fund çdo veprim ligjor që determinon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Çdo vonesë u shërben vetëm nxitësve dhe kjo do pasonte pasoja të tjera të rënda”, deklaroi Vasili.

Më të lexuarat