Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kravatat e Ramës/ Ish-deputetja e PD “i nxjerr bojën” Berishës

Postuar: 11/09/2018 - 22:39

Veshja e Kryeministrit Edi Rama kthehet herë pas here në qendër të vëmendjes së publikut dhe politikës. Nga atletet dhe çitjanet, tashmë në shenjëstër janë vënë disa kravata që mbajnë firmën e Ramës.

Pak ditë pasi disa foto u shpërndanë në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital i cili thoshte se çmimi i kravatave të Ramës ishte 1000 euro dhe se ato iu shiteshin me detyrim deputetëve socialistë dhe drejtorëve të zgjedhur.

Por si qëndron e vërteta?

Është ish-deputetja e Berishës, Lajla Përnaska që hedh dritë mbi këtë histori dhe hedh poshtë versionin e treguar nga Berisha.

Këto kravata janë prodhuar në biznesin e saj, dhe në një prononcim për InTv, Përnaska thotë se këto kravata nuk janë në shitje, por për ekspozim, dhe se janë prodhuar për shkak të tërheqjes së modelistëve nga kombinimi i ngjyrave të Ramës.

“Modelistët tanë kanë pasur një atraksion nga kombinimi i ngjyrave të zotit Rama dhe fakti që mbasi janë aplikuar dhe integruar në modelin 3D, kanë dalë produkte vërtet shumë interesante. Kjo tregon se kombinimi i ngjyrash është i duhuri për të nxjerrë një produkt 3D. Ka dalë një gjë shumë interesante dhe e veçantë , por që dua të theksoj se nuk janë në shitje, por vetëm të ekspozuara. Nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje shitjeje deri në këto moment që flasim” tha ish-deputetja e PD.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 10:53

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar hapur opozitën për mënyrën se si po bën opozitarizëm.

Postuar: 24/09/2018 - 10:12

Ka nisur seanca plenare. Opozita e bashkuar mungon sërish.

Postuar: 24/09/2018 - 08:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një videoinformacion nga qarku i Elbas

Postuar: 24/09/2018 - 08:38

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, për të diskutuar mbi ligjin

Postuar: 24/09/2018 - 08:18

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00.

Postuar: 23/09/2018 - 22:09

Partia Demokratike ka hedhur përsëri akuza për kryebashkiakun Veliaj

Postuar: 23/09/2018 - 20:58

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një tjetër mashtrim të kryetarit të Bas