BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Politike

Krerët e degëve të “Foltores” dhe LSI nisin bashkëpunimin, zbresin në terren për të karikuar militantët për protestën e 7 korrikut, nis shpërndarja e parave për pjesëmarrësit

Krerët e degëve të “Foltores” dhe LSI nisin

Protesta e 7 korrikut e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë edhe njëherë në pah bashkëpunimin  e ngushtë mes “Foltores” dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gazeta e ka deklaruar gjatë kësaj kohe se presidenti në ikje, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Berisha janë bashkë prej fillimit të demokracisë, ndërkohë që çdo ditë që kalon kjo gjë bëhet edhe më e dukshme. Nesër në orën 19:00 “Foltorja” e udhëhequr nga Berisha ka thirrur një protestë kundër qeverisë, e cila do të përqendrohet në sheshin përpara Kryeministrisë. Por gazeta ka mësuar se Grupimi i “Rithemelimit”, i cili mbështete nga LSI po has shumë vështirësi në mbledhjen e njerëzve, për shkak se Partia Demorkatike është e përçarë, por edhe për faktin se Berisha nuk e beson më njëri. Burime të sigurta i thanë gazetës, se paçka se në media dhe rrjetet sociale shfaqen entuziastë, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe “Foltorja” po shohin që po braktisen çdo ditë nga qytetarët, sikundër kanë zbuluara edhe gjatë këtyre ditëve në terren. Kështu që të alarmuar, krerët e degëve të “Foltores” dhe LSI kanë nisur bashkëpunimin, duke zbritur në terren për të karikuar militantët për protestën e 7 korrikut. Dhe për të joshur enturazhin dhe ithtarët  e tyre, mësohet se besnikë të Metës dhe Berishës kanë nisur të shpërndajnë para për pjesëmarrësit, në mënyrë që të jenë prezent në protestën e nesërme. Mësohet se përveç kafeve, ujit, ushqimit dhe transporti e fjetjen për qytetarët nga rrethet, “Foltorja” po shpërndan edhe para nën dorë, në mënyrë që të bëjë për vete sa më shumë qytetarë, që t’i bashkohen thirrjes së saj për të protestuar kundër qeverisë. Pra, nisur nga këto të dhëna që vijnë nga shtabet e ngritura nga “Foltorja” dhe LSI, situata duket aspak premtuese, duke bërë që Meta dhe Berisha të vënë në zbatim planin B, sikundër është joshja e protestuesve me para. Megjithatë mbetet të shihet se sa do të funksionojë kjo strategji e “Foltores”, e cila ka premtuar se në shesh do të derdhen qindra mijëra qytetarët, për të protestuar kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku padyshim që në ballë të revoltës do të jetë binomi Meta dhe Berisha, sikundër është konfirmuara nga organizatorët.

LSI mobilizohet për protestën e 7 korrikut

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shfrytëzuar dje takimin me kryetarët e degëve të partisë për të dhënë dhe një mesazh politik në lidhje me vijimësinë e LSI-së pas 25 korrikut ku do mbahet dhe konventa e kësaj force politike por u ndal dhe tek protesta e 7 korrikut që duket se do e bashkojë opozitën shqiptare. Në lidhje me protestën e opozitës të thërritur me 7 korrik në orën 19:00 para kryeministrisë, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç LSI ka qenë në çdo protestë kundër Edi Ramës do të jetë dhe të enjten e 7 korrikut. “Protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, deklaroi Kryemadhi. Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën e saj Kombëtare me 25 korrik një ditë pasi Ilir Meta heq zyrtarisht dhe kostumin presidencial dhe ku pritet të veshë sërish atë të kreut të forcës politike që themeloi vetë në vitin 2004.

Berisha: Më 7 korrik do rrëzojmë Ramën

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se më datë 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi. "Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik. Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë. Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive”, deklaroi Berisha.

Më të lexuarat