Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreshnik Spahiu apel John Kerry-t: Mos u jep dorën kriminelëve të politikës shqiptare, publiko listën e të inkriminuarve

Kreshnik Spahiu apel John Kerry-t: Mos u jep dorën kriminelëve të politikës shqiptare, publiko listën e të inkriminuarve

Postuar: 14/02/2016 - 07:52

Aleanca Kuq e Zi e ka pritur vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, me një protestë në sheshin “Nënë Tereza”. Nën drejtimin e kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, dhjetëra aktivistë të kësaj aleance kanë tubuar dje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke i kërkuar Sekretarit Amerikan të Shtetit që të publikojë emrat e kriminelëve në politikë. Kjo ishte kërkesa e drejtpërdrejtë e kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ai i kërkoi John Kerry-t që mos t’ua japë dorën qeveritarëve shqiptarë dhe të publikojë listën me emrat e kriminelëve. “Sekretari Amerikan i Shtetit i cili sot (dje) do të niset drejt Tiranës me qëllim për të ardhur tek populli më pro amerikan në Evropë. Ne jemi sot këtu jo 1 milion shqiptarë siç ishim çerek shekulli më parë, jemi shumë më pak, por me mesazh shumë më ndryshe. Jemi këtu me një mesazh: Mirë se vjen zoti Kerry, por mos i shtrëngo dorën qeveritarëve kriminelë”, deklaroi kreu i kuq e zinjve. Ky nuk ishte i vetmi apel që bëri Spahiu.
 
Lista me qeveritarët e inkriminuar
 
Spahiu tha se qytetarët kanë tjetër kërkesë ndaj zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Kreu i Aleancës Kuq e Zi tha se shqiptarët presin që të bëhen publike emra konkretë të zyrtarëve të inkriminuar, për të cilat ka folur dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, në një kohë që sipas tij nuk ka guxim ta bëjë njeri. Sipas Spahiut, kriminelët në politikë kanë tronditur vendin. “Publikoni emrat e atyre qeveritarëve të inkriminuar, ato emra që Donald Lu i theksoi. Presim që qytetarët të dëgjojnë emrat e atyre që kanë terrorizuar vendin. Shqiptarët kanë muaj të tërë që presin që diplomacia amerikane të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, sepse ata kanë terrorizuar sot Kuvendin, qeverinë, ministritë, institucionet dhe gjithçka tjetër. Shqiptarët presin që ju mos t’i shtrëngoni dorën, pasi për 25 vite ju i shtrënguat dorën atyre, por ata jo”, tha në vijim të fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi. Para aktivistëve, Spahiu u shpreh se qeveritarët shqiptarë janë dyfish më të pasur se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Sipas Kreshnik Spahiut, rreziku i Shqipërisë janë banditizmi dhe jo patriotizmi. “Ne ju presim, dhe nuk jemi këtu 1 milion shqiptarë, por ata janë të zhgënjyer. Politikanët tanë janë më të pasur në Ballkan, më të pasur se ju. Ambasadori Lu tha se shqiptarët e kanë orën më të shtrenjtë se Kadillaku i diplomatit. Mirë se vini zoti Kerry, pas 25 vitesh, por ju lutemi në emër të atyre shqiptarëve të ndershëm, që mos ti takoni dhe jepni dorën atyre kriminelë. Publikoni emrat e politikanëve kriminelë, se askush nuk ka guxim. Rreziku i Shqipërisë është banditizmi dhe jo patriotizmi. Shqipëria do të bëhet me ju, dhe në krah të diplomacisë amerikane”, deklaroi kreu i kuq e zinjve në sheshin “Nënë Tereza”. Erneta Shevroja
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:35

Analisti Eduard Zaloshnja bëri deklaratën e fortë ku tha se presidenti Ilir Meta po dekreton zonjën Xhaferllari, që të mbrojë veten.

Postuar: 18/11/2019 - 22:25

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të me

Postuar: 18/11/2019 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri

Postuar: 18/11/2019 - 22:14

Presidenti Ilir Meta duke folur për për Gjykatën Kushtetuese tha se do të rikthejë besimin tek re

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë