BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kreshnik Spahiu i jep paralajmërimin e frikshëm politikanit të njohur në Partinë Demokratike: Largohu sa nuk është vonë, rrezikohesh të mbytesh dhe ti...! (Zbardhet SMS-ja)

Kreshnik Spahiu i jep paralajmërimin e frikshëm politikanit të

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka bërë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e PD-së në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e tij si kryetar i kësaj partie. Kadilli thotë se Basha është një figurë që ka shteruar, ndërsa ka shpallur edhe kandidaturën e tij për të garuar për të garuar për postin e kreut të PD-së.

Por ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shkruan se edhe pse e ka mik prej 30 vitesh i ka dërguar një mesazh Kadillit me arsyet se pse duhet të heqë dorë nga ky vendim.

ANALIZA E PLOTË

“Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik.
Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.
Me Bardh Kadillin jam njohur kur isha student në protestat për përbysjen e komunizmit.
Bardh Kadilli nisi karrierën e tij në parlament me shpresën se ajo ishte Partia Demokratike e viteve 1990.
Bardh Kadilli ka mbetur ai rebeli viteve 1990, por fatkeqsisht në kohën dhe vendin e gabuar.
Unë sot po i dërgoj një SMS Bardh Kadillit me arsyet pse duhet tërhiqet nga përpjekja e tij për tu bërë lider i Partisë Demokratike:
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më partia e rinisë dhe studentve që përmbysën komunizmin sepse 377 themeluesit e saj janë përjashtuar 100% dhe i kanë hedhur rrugve.
- ai duhet të tërhiqet sepse ajo nuk është më një parti qytetare dhe civile sepse aty ka mbetur vetëm vulgu.
- Ai duhet tërhiqet sepse kjo nuk është garë me Lulzim Bashën por me Sali Berishën. Ai nuk ka hequr asnj? herë dorë nga drejtimi i partisë në 30 vjet. Madje edhe kur ishte President në 1992-1997 kryetar mbante Tritan Shehun por e drejtonte vetë partinë.
- ai duhet japë dorheqje se në Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin...
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoq?ri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
- ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.
- Ai duhet tërhiqet sepse Partia Demikratike e ka humbur funksionin e marrjes pushtetit dhe do degradoj me hijen e Berishës deri sa pema e tij biologjike të mbijetojë.
- ai duhet tërhiqet sepse Shqipëria ka nevoj p?r ndryshim dhe jo riciklim. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të re e cila mund të krijohet sa më shpejt që t? fundoset PD.
- Ai duhet tërhiqet dhe të zbres urgjent nga Titaniku dhe ta lërë kapitenin plak dhe violinistin të mbyten të fundit. Ka marr aq shumë vrima ajo anije dhe do zhytet me shpejtësi.
- ai duhet tërhiqet se ajo parti do përfundoj si LDK që pas vdekjes Rugovës është katandisit 13% dhe familjarët e tij përfunduan në burg.
I dashur Bardh, kjo ësht? SMS e fundit që të dërgoj: Largohu sa nuk është vonë, sepse i mbyturi do të rrezikoj të të mbys edhe ty.
Është mbushur me ujë të ndotur dhe plot llum ajo parti, madje s’ka gomone që të shpëton.”

Më të lexuarat