Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Kreshnik Spahiu i nxjerr skandalet e rënda ish-kryeministrit dhe paralajmëron ambasadoren e re amerikane: 14 arsye, pse s’duhet të takohet me Sali Berishën. Përgatitu për një sulm...

Kreshnik Spahiu i nxjerr skandalet e rënda ish-kryeministrit dhe

Ambasadorja e re Amerikane për Shqipërinë që zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin Doland Lu, ka nisur zyrtarisht punën si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i ka renditur disa arsye ambasadores pse nuk duhet ta takojë Sali Berishën dhe se ajo duhet të përgatitet sepse së shpejti do fillojnë disa sulme denigruese ndaj saj.

Kreshnik Spahiu shkruan:

Frika e ardhjes ambasadores amerikane në Tiranë uli në tryezë pa kushte opozitën shqiptare me qeverinë Rama.
1- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i detyroi palët të mbyllnin dosjet e njëri-tjetrit.
Gjykatat e Edi Ramës dhanë javën e kaluar dy vendime pafajsie që lidhen me Bashën dhe Berishën.
2- Frika e ardhjes amerikane e bëri opozitën të harrojë dhe të shes çdo kauz kundër Edi Ramës dhe ti hap krahun atij në mandatin e tretë.
3- Frika e ardhjes së ambasadores amerikane i bashkoi të gjithë në mesazhe hipokrizie apo mirseardhje për shkëlqesinë e saj, Yuri Kim.
Dita e parë e punës filloi me kredencialet e paraqitura tek Presidenti Republikës dhe kjo është proçedurë kishtetuese.

Por a do të sjellë Yuri Kim një frymë të re, apo do vazhdojë traditën e ish-ambasadorve amerikanë?
Gjasat janë që ajo do vazhdojë linjën diplomatike të mëparshme.
Pabarsisht një rekordi suksesesh, ka një limit dhe preçedent megativ të mëparshëm të disa ambasadorve që në fund nuk patën rezultat në arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe mxjerrjen nga politika të elementve anti-amerikanë.
Po çfarë s’duhet të bëj ambasadoeja Yuri Kim?
Shkëlqesia e saj Yuri Kim duhet që për 10 arsye diplomatike s’duhet të takohet me ish-deputetin Sali Berisha:
- sepse ai sot s’ka asnjë status politik dhe juridik dhe ka djegur vetveten me mandat dhe me pozicion politik me idenë dhe projektin e tij destabilizues 2019.
- Sepse ai është non-grata në SHBA dhe s’mund jetë i pranueshëm në rrugën e Elbasanit që ësht territor i SHBA.
- sepse ai është organizatori i gjithë propagandës dhe faktorve anti-amrikanë n Shqipëri
- sepse ai ka akuzuar zyrtarisht si të korruptuar, imoral apo si guvernator të pa emëruar, çdo ish ambasador amerikan, Mariza Lino, Limpreht, Jahms Jefry, Withers, Arvizi dhe Donald Lu.
- sepse ai ka kërcënuar me jetë personalitete apo zyrtarë të lartë vetëm pse mbanin kontakte me ambasadëm amerikane (referuar wiki-liks)
- sepse ajo s’duhet bëj gabimin e 7 ambasadorve të mëparshëm që i dhanë dorn “gjarprit” anti-amerikan dhe ai i kafshoi
- sepse ai ka krijuar një parti ku 100% e strukturave nuk gjen asnjë individ të ketë studiuar në Amerikë. Madje edhe Rudina Hajdarin e vetmja e ardhur nga SHBA e flaku rrugve dhe po e sulmon barbarisht.
- sepse Sali Berisha është franko-fon i deklaruar publikisht dhe i vetmi që zyrtarisht përshëndeti Francën për votën kundër Shqipërisë në BE
- sepse Berisha është organizatiri i të gjithë pengesave për redormëm në drejtësi dhe projektet amerikanë në luftn kundër krimit dhe korrupsionit
- Sepse ai sponsorizoi nje vit më parë lobim (40.000 euro) kundër koleges saj Kathleen Kavalec në senatin amerikan.
- Sepse ai pa mbëritur ju zonja Yuri Kim në Tiranë ka mbushur rrjetet sociale të tij me propagandën që: “na mbytën amnasadorët me origjinë kineze”.
- Sepse ai mban peng opozitën dhe diderin e emruar prej tij Lulzim Bashën. Pasi çdo bisedë apo negociatë e juaja me Bashn do të dështoj 2 orë pasi ju të mbaroni takimet sepse Basha të shkoj të marr miratim nga zyra e Berishës.
- sepse ju s shpejti do jeni target i akuzave dhe shpifjeve të tij: e korruptuar, e blerë nga Sorosi, kushërirë me serbët, etj etj dhe do bëheni objekt o sarkazms që mediave që kontrrollon ai, njësoj siç e pësoi ambasadori Lu me karikaturat me “peshq të mëdhenj”.
- Sepse ai mban të palëvizshme stats quon e vjetër dhe mos ndryshimin e sistemit elektoral dhe politik kushtetues. Ai ka marr peng demokracinë shqiptare dhe ka bashkuar mafien politike në një oligarki të heshtur për të shkatruar elitat dhe lëvizjet e reja politike. Nëse bie ai, do bjerë gjithë piramida e faraonve dhe mumjeve politike

Përgatitu zonja Yuri Kim, sepse së shpejti do fillojnë disa sulme denigruese ndaj jush.
Mirsevjen në tokën me popullin më pro-amerikan në botë por dhe me liderët më anti-amerikan.
Jepini dorën shqiptarve të ringrihen por flakni tutje dhe mbajeni larg modelin Berisha.
Mos i kontaktoni aspak ata se mbartin një virus më vdekjeprurës se “Korona” nga Kina e largët.
Modeli Berisha është epidemia që duhet izoluar dhe shqiptarët shpresojnë tek ju zonja Yuri Kim që do ti mbyllni ata në karantinën e hekurt amarikane.
Mos gaboni ti takoni se do zhgënjeni një komb pro amerikan
Ju jeni shpresa për ndryshim..