Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreshnik Spahiu: Ja 11 faktet pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë datë të re për zgjedhjet, s’duan zgjedhje por pushtet në tavolinë

Postuar: 16/06/2019 - 09:43

Kriza politike që ka kapluar vendin, sidomos pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve vendore nga Presidenti Ilir Meta, duket se është një krizë artificiale dhe aspak ligjore e kushtetuese, sikundër interpretohet nga aktorët e politikës. I këtij mendimi është ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i cili ka zbardhur dje me detaje, të fshehtat që kanë sjellë këtë situatë të rënduar politike në vendin tonë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahiu ka shpërthyer në akuza të rënda në adresë të dyshes Berisha-Meta, duke renditur sipas tij, 11 fakte se përse ish-kryeministri po shantazhon presidentin, në mënyrë që ky i fundit të mos ketë mundësi që të dekretojë një datë të re zgjedhjesh. Në këtë kontekst, ish-kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi hapur se një ndër arsyet që Meta nuk dekreton datë të re zgjedhjesh është se si atij, ashtu edhe Berishës, nuk iu intereson gara por marrja e pushtetit në tavolinë. “Dekreti nuk synonte shtyrjen e zgjedhjeve por lënien e Shqipërisë pa zgjedhje dhe imunizimin e rebeluesve që do pengojnë votimet; Meta dhe Berisha nuk duan shtyrje zgjedhjesh dhe as votime por rotacion me marrëveshje në tavolinë. Thjesht pazarin e radhës siç kanë vepruar 30 vjet; Shtyrja nuk është zgjidhje sepse ndryshimet kushtetuese dhe ligjore nuk bëhen as për 3 javë dhe as për 3 muaj; Shtyrja nuk zgjidh aspak krizën sepse shtyrja nuk nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama; Shtyrja nuk ishte plan dhe objektiv opozitar sepse opozita kërkon zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe jo bashkiake”, deklaroi ai. Po ashtu, Spahiu akuzon Metën se nuk e lejon Berisha që të caktojë një datë të re zgjedhjesh, pasi një gjë e tillë hedh në erë planin e ish-kryeministrit dhe i shton jetën Ramës dhe PS. “Ilir Meta s’ka këllqe të caktoj datë tjetër zgjedhjesh sepse nuk e lejon doktori, pasi në thelb do i shërbente Partisë Socialiste. Edi Rama do vraponte në dialog me batutën e radhës: “Po jam gati t’ju rrah bashkë me doktoreshën dhe doktorin në datën tuaj 30 korrik, 30 gusht, 30 shtator, boll të vazhdoj të jem kryeministër” Jo, jo Meta nuk do dekretoj asnjë datë tjetër zgjedhjesh. Shqipëria është pronë e tij dhe fundja populli s’ka çfarë zgjedh sepse Meta i bën të gjitha”, u shpreh ai.

SPAK dhe amerikanët kanë trembur Metën dhe Berishën

Duke renditur më tej arsyet e tjera se përse Presidenti Ilir Meta nuk mund të dekretojë dot një datat të re zgjedhjesh, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu shpreh bindjen se arsyeja është frika që Meta dhe Berisha kanë nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Duke qenë se pas kësaj reforme fshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spahiu thekson se me ngritjen e SPAK do nisin arrestimet e pushtetarëve të korruptuar, kështu që dyshes Meta-Berisha iu intereson një Shqipëri në kaos dhe jo një Shqipëri në kushtet normale. “Shtyrja nuk e shpëton Lul Bashën nga dorëheqja nëse ai do të humbasë ato qofshin në 30 qershor apo 30 tetor; Shtyrja nuk ndalon efektet e funksionimit të SPAK dhe arrestimit të peshqve të mëdhenj; Ky nuk është dekret i Ilir Metës por i Sali Berishës. Meta i është bashkuar hallit të përbashkët që ata kanë me amerikanët”, tha ai.

Shkrirja e LSI, alarmon Metën

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi gjithashtu se Presidenti Ilir Meta nuk dëshiron të dekretojë një datë të re zgjedhjesh, pasi shkuarja në zgjedhje do të rezultonte fatale për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas Spahiut, pa Partinë Demokratike, LSI është thjeshtë një humbëse dhe Metës nuk i intereson kjo gjë. “Shtyrja nuk zgjidh krizën e numërimit të votës për partitë e vogla, ndonëse Meta shtiret sikur konsultohet sepse ato parti nuk fitojnë asnjë Bashki, nëse hyn PD ne zgjedhje lokale; Një datë tjetër nuk i shërben bashkëshortes së tij Monika sepse i është shkërmoqur aq shumë partia dhe nuk fiton dot asnjë Bashki përballë PS”, nënvizoi ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 23:46

Duket se këtë verë nuk ka pushime për kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi partia e tij la Kuvendin dhe bojkotoi zgjedhjet.

Postuar: 22/07/2019 - 23:23

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tashmë do kemi edhe një godinë që do e simbolizoj

Postuar: 22/07/2019 - 22:57

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi mohon të ketë pasur një takim sekret sot mes kreut

Postuar: 22/07/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”

Postuar: 22/07/2019 - 22:20

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unaz

Postuar: 22/07/2019 - 22:13

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me stru