BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Kreshnik Spahiu liston arsyet pse PD ka frikë të ndryshojë sistemin dhe paralajmëron: Ky do jetë fundi i Bashës

Kreshnik Spahiu liston arsyet pse PD ka frikë të ndryshojë

E djeshmja ishte një ditë e mbushur me surpriza dhe debate, pasi kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp pohoi se Partia Socialiste do të pranojë propozimin e opozitës parlamentare për të ndryshuar sistemin zgjedhor në lista të hapura. Kjo deklaratë bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të reagonte fort dhe t’i tregonte vijën e kuqe kryesocialistit Rama. Ndërkohë që pjesë e këtij debati është bërë edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa me ironi i ka bërë thirrje Bashës të mos pranojë hapjen e listave sepse edhe Jozefina Topalli dhe Dashamir Shehi marrin më shumë vota se ai. “Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty. Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyjë 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019. Me të drejtë lind pyetja pse bojkotoi zgjedhjet në 2019. Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet. A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral? A e dini që Partia Demokratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetëve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit. A e dini sa vota ka marrë Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur? 1.200.000 vota me sistemin e hapur 450.000 vota me sistemin e mbyllur. Çdo lexues do pyesë: Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshojë sistemin? Sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 viteve më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptarë. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrinë tek dera, qindra ish të punësuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur në dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj; sepse ndryshimi i sistemit nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar”, deklaroi ai. Më tej, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thekson se nëse Basha pranon ndryshimin e sistemit Jozefina Topalli do të marrë më shumë vota dhe për rrjedhore atij do t’i marrin edhe PD-në. “Sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ia marrin kreun e partisë; sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli; sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatëve për deputet që ti vendos në krye të listave; sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumën sesa Gaz Bardhin dhe kështu bie hierarkia e partisë”, shkruan ndër të tjera ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.