BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe bën deklaratën e fortë: Politikani më...

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka renditur 14 gafat e liderit demokrat Lulzim Basha.

Postimi i Kreshnik Spahiut

Lexoni 14 gafat epike të Lulzim Bashës, politikanit më budalla të 100 viteve në Shqipëri dhe Ballkan..

Kreu i PD Lulzim Basha

Lulzim Basha kampion i gafave në nivel ballkanik, objekt kombëtar memesh dhe humori, pika e dobët shifrat, ka deklaruar se 6 në 4 biznese dalin me humbje. Thjeshtë lapsuse apo mungesë e theksuar njohurish?

Basha i është referuar vargut në poezinë “Fjalët e qiririt” të rilindasit Naim Frashëri “… që t’u ap pakëzë dritë, natënë t’ua bënj ditë”, por duket ngatërruar konceptin. Zakonisht gafat më epike të Bashës kanë të bëjnë me shifra, por nuk mungojnë lapsuset dhe gafat e rënda edhe në fusha të tjera, duke konfirmuar mungesë të theksuar njohurish, por në disa raste edhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik. Po cilat janë gafat më epike të Lulzim Bashës? 7 x 7 = 42, humbëm 8 vite në këto 4 vite, 6 në 4 biznese dalin me humbje, flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1944, ulja e çmimit të dritave me 300 lekë për litër, janë vetëm disa nga ‘perlat’ e Lulzim Bashës.

Gafat më të famshme të Lulzim Bashës:

6 mars 2021

-Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë.

24 shkurt 2021

-Do ngremë bursën e energjisë (ajo u themelua në tetor të 2020)

3 shkurt 2021

-Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. (Librat janë falas prej 5 vitesh).

1 janar 2021

-Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin (Maqedonia e Veriut e nisi vaksinimin në

17 shkurt)

8 dhjetor 2020

-Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.

28 nëntor 2020

-Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944. (Data e saktë 28 nëntor 1443).

19 nëntor 2020

-Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, plus 5 milionë në Kosovë, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në gjithë botën. (Ky budalla e di Kosovën 5 milion banor)

2 nëntor 2020

-25 qershori data e çlirimit plagëve (zgjedhjet janë në 25 prill).

2 nëntor 2020

-Për ata (studentë) që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lekë do tu përgjysmohet tarifa.

12 tetor 2020

-6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

8 gusht 2019

1 hektar x 5 = 950 hektarë.

6 shkurt 2019

-Do ulim çmimin e dritave me 300 lekë për litër.

25 nëntor 2018

-1 cm rrugë do kushtojë 2000 euro. (Me këtë çmim, 2 km bëjnë 400 milionë euro, shumëzuar me 30 m gjerësinë e unazës, i bie 12 miliardë euro, gati sa 10 herë rruga e kombit).

30 nëntor 2017

-Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 bëjnë 42. 49 + 36 bëjnë 95.

#shpërndaje

Më të lexuarat