BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Kreshnik Spahiu: Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek teatri?

Kreshnik Spahiu: Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë,

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar dje me një qëndrim, ku ka folur në lidhje me reformën në drejtësi dhe debatin që ka shkaktuar kjo e fundit. Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila u shpreh dy ditë më parë se shpresonte që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta. Spahiu ka theksuar se është hera e parë pas 30 vitesh që një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër politikës. Sakaq ai ngre pyetjen se pse është krijuar ky alarm i ambasadës kundër treshes Meta-Rama-Basha. “Për herë të parë pas 30 vitesh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderëve që sundojnë Shqipërinë. Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi: "Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, deklaroi ajo. Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrëveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha? Sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi i Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra. Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emërimet në gjykata. Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sistemit danez”, është shprehur Spahiu. Më tej ai ka vijuar duke u shprehur se Meta e Berisha janë gati që ta zëvendësojnë Ramën me reformën në drejtësi e atë zgjedhore. Po ashtu ai ka theksuar se gjykatat, të cilat ai i cilëson si të kapura nga Rama, i falën Bashës akuzat për pastrim parash ruse. “Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore. Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajësinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Uashington. Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri të bizneseve të tyre. Sepse të 4 sëbashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura”, u shpreh Spahiu.