BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i ka bërë dje një skaner figurës së Sali Berishës, duke analizuar rrugëtimin e tij 30 vjeçar në politikë dhe raportet me ndërkombëtarët, ndërsa renditi disa fakte që hedhin dritë mbi themelet anti-amerikane në Partinë Demokratike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, juristi Spahiu akuzoi hapur ish-kryeministrin Berisha se është anti-amerikani më i madh në vend. Madje, zoti Spahiu është shprehur se një foto e Berishës dhe Bushit nuk mund ta fshehë frymën anti-amerikane të ish-kryeministrit, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimi e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane. “Gjysma e demokratëve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancën e tyre, marrëdhëniet e PD dhe SHBA lidhen vetëm me një foto të Sali Berishës dhe Presidentit Bush në Tiranë, ku i pari kaloi tangent për të shpallur njohjen juridike të shtetit të Kosovës dhe s’mund ta shpallte as nga Italia, as nga Maqedonia dhe as nga një vend tjetër i rajonit. Ajo foto apo vizitë s’kishin aspak lidhje me amerikanizmin Berisha. Zerooooooo. George W. Bush erdhi në Shqipëri për të deklaruar njohjen e Kosovës. Ai do e bënte njohjen e Kosovës në Tiranë, pavarësisht emrit që drejtonte qeverinë shqiptare. Amerika do e njihte Kosovën atë ditë edhe sikur të ishte kryeministër Majko, Monika, apo Gaz Bardhi. Një foto e Berishës dhe Bushit nuk mund ta fshehë frymën anti-amerikane të dhëndrit të Serbisë, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimi e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane”, shkruan ai.

Në 30 vite, vetëm përplasje me Uashingtonin

Më tej dhe teksa rendit fakte që tregojnë përplasjet e Berishës me amerikanët, duke filluar nga ambasadorët e atashuar në vend deri në SHBA, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu theksoi se gjatë gjithë kohës që ish-lideri demokrat është në politikë, ka konsumuar vetëm përplasje me Uashingtonin. “Qershor 2021, rrjetet sociale të demokratëve, mbushen me thirrje kundër Presidentit Biden dhe sharje, pas dekretit për sekuestrimin e pasurive të liderëve politik në Shqipëri, që kanë penguar interesat Amerikane. Gradualisht në Shqipërinë pan/amerikane, janë krijuar disa vatra agresive dhe të indoktrinuara të militantëve demokratë, të cilët janë aq tru shpëlarë sa gradualisht kanë krijuar një urrejtje për Uashingtonin, sa i duket sikur gjithë korrupsioni dhe mëkatet e botës apo fajtorë të humbjeve të Lul Bashës, janë diplomatët Amerikanë. Ata e mendojnë që çdo gjë bëhet me para, sepse janë mësuar me liderët e tyre, prandaj mendojnë se çdo ambasador apo zyrtarë amerikanë është shitur me para tek kundërshtari i tyre. Ata s’kanë aspak respekt as për Amerikën, as për projektet e tyre, as për çlirimin e Kosovës. Thjesht janë një turmë injorantësh dhe mosmirënjohësish të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë pro Amerikane”, nënvizoi ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Më të lexuarat