BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kreshnik Spahiu zbulon shkakun e refuzimit të Shqipërisë në BE: Vetoja bullgare është një pretekst, a do të donte BE të kishte disa pyka amerikane që…Artur Zheji kundër teorisë së tij: Kjo analizë është në nivelet e absurdit

Kreshnik Spahiu zbulon shkakun e refuzimit të Shqipërisë në

Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë në fokus të emisionit të sotëm “Open” në Neës24.

Juristi Kreshnik Spahiu ka një përgjigje për këtë refuzim, që sipas tij lidhet me racizmin ndaj shqiptarëve dhe të qenit pro-amerikanë si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Sipas tij, BE nuk do kishte skrupuj për të thënë se ne nuk e pranojmë Shqipërinë se ka një shtet dhe një qeveri të korruptuar, por se është më e thellë. Ai pyet “do të dojë BE-ja që të ketë disa pyka amerikane që të ndikojnë vendimmarrjen europiane”.

Ndërkohë analisti Artur Zheji është kundër kësaj logjike që e quan absurd të madh. Ai deklaroi se kjo është avokatia më e mirë për qeverinë dhe se nuk ka më pro-amerikan se Europa sot.

Kreshnik Spahiu: Ndajmë të gjithë si panel të njëjtin mendim që vetoja bullgare është një pretekst. Çështja shtrohet a është një vendimmarrje e Bullgarisë, apo ka një vendimmarrje pas kulisave. Pra, kemi të bëjmë më një vendim bullgar, është një shtytje ruse, është vetë BE apo është SHBA.

Kush është arsyeja e vërtetë që BE e mirëpret këtë veto bullgare?
BE e ka këtë me popullin shqiptar, pra kemi të bëjmë me një racizëm ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, me një pikëpamje anti kombit shqiptar, apo kemi të bëjmë me diçka që lidhet vetëm me qeverinë Rama.

BE nuk do kishte skrupuj për të thënë se ne nuk e pranojmë Shqipërinë se ka një shtet dhe një qeveri të korruptuar. Unë mendoj që shkaqet janë më të thella. Muajt e fundit janë publikuar 5 sondazhe në disa shtete europiane, Austri, Francë, Portugali, Spanjë, Gjermani, qytetarët e këtyre shprehen masivisht që nuk dëshirojnë që shqiptarët të jenë pjesë e BE-së. Një gjë është e qartë që ka një racizëm qartas të hapur ndaj shqiptarëve. BE ka pritur miliona emigrantë nga Siria, Afganistani, Irani, nga Iraku, nga vendet afrikane dhe shtetasit e tyre marrin nënshtetësi, ndërsa gënjejnë çdo ditë Kosovën. Unë dua të them hapur është arsyeja pse ata kanë një vendimmarrje të komplikuar. Ata nuk duan që problemi bullgar t’u gjashtëfishohet. Çfarë ndodh nëse këto bota shqiptare vendosin veton, nëse këto 4 bota shqiptare janë nën ndikimin amerikan. Do të dojë BE-ja që të ketë disa pyka amerikane që të ndikojnë vendimmarrjen europiane? Unë aludoj që pas vetos bullgare ka një arsye të pathënë të cilën europianët nuk ngurrojnë për të na thënë. Korrupsionin nuk e kanë për gjë të na e thonë.

Të na thonë se jeni krijesa amerikane qoftë ne, qoftë Kosovës nuk e thonë dot. Unë mendoj që arsyet janë më të thella, por sigurisht që nuk është vetëm një arsye. Të gjitha bashkë krijojnë puzzle pse BE për shumë kohë nuk do të na bëjë pjesë të saj.

Zheji: Unë mendoj që është një analizë në nivelet e absurdit. Është një analizë raciste për racizmin e ashtuquajtur të Europës, s’e pranoj fare. Ne jemi një popull i privilegjuar në Europë, nuk jemi një popull i persekutuar në Europë. Shqiptarët kanë gjetur vendin në gjithë botën, kanë vende kyçe. Kjo është avokatia më e mirë për qeverinë. Të na lënë ne jashtë Europës se jemi proamerikanë është një absurd i madh. Nuk ka më proamerikan se Europa sot me përjashtim të disa shpejtësive që mund të ketë Parisi, po nuk ka më proamerikan se Anglia, se Gjermania, se Polonia, se Lituania, se Çekia. Sot ka njëkohësi amerikane si asnjëherë tjetër, shkak është lufta e Ukrainës. Akuzohen nga opozitat e vendeve të tyre si zara të Amerikës dhe nuk e kanë fare problem. Dhe në Itali është i njëjti debat. Draghi akuzohet se po i shërben Amerikës më shumë se Italisë. Ti nuk mund ta thuash këtë gjë se ne po lihemi jashtë se jemi proamerikën, është e papranueshme në logjikë. Duhet të japësh prova.

Spahiu: Brenda 2 viteve të fundit, kemi miliona afrikanë, arabë, afganë, irakianë që marrin shtetësinë dhe pranohen në BE, ndërsa mijëra shqiptarë të Kosovës gënjehen çdo vit. E lashë Shqipërinë se do thuash se bën avokatinë e këtyre.

Zheji: Po kjo BE çoi aeroplanët ushtarakë dhe djemtë e vetë të vriteshin në Kosovë, nuk mund ta thuash.

 

Më të lexuarat