BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Politike

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin që e pret Lulzim Bashën dhe tregon arsyet se përse ai ka në dorë “armën” për ta “eleminuar” politikisht Berishën, ja çfarë do të ndodhë me opozitën

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin që e pret Lulzim Bashën dhe tregon

Ish-kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha duket se më në fund ka vendosur të rikthehet në politikë, pas tërheqjes një vjeçare. Të shumtë janë ata që kanë komentuar këtë vendim të zotit Basha, njëri prej të cilëve është edhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit duke folur në një interviste televizive zbuloi skenarin që e pret Lulzim Bashën, për të cilin thekson se e presin sfida të mëdha brenda PD. Madje ai u shpreh se Basha ka një sfidë shumë më të madhe se të bëhet kryetari i Partisë Demokratike, që lidhet me kryesimin dhe bashkimin e opozitës që në këndvështrimin e juristit është më e madhe se PD-ja. Ndërkohë duke komentuar ndryshimet e fundit në Kuvend për dyfishimin e pagave të deputetëve, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, theksoi se shumica prej tyre nuk varen nga paga që marrin nga posti i tyre. Ai shtoi, se sipas informacioneve të tij, rreth 20% e deputetëve sipas deklarimeve që kanë bërë, nuk jetojnë me rrogën e deputetit. Po ashtu, sipas Spahiut, referuar burimeve që e kanë informuar, prej dy vitesh kjo pjesë e deputetëve jeton me të ardhura të tjera dhe jo me pagesën që marrin nga shteti. Më poshtë gazeta po sjelle reagimin e plotë të zotit Spahiu.

Rikthimi i Lulzim Bashës

Zoti Lulzim Basha ka një sfidë specifike. Sfida e Lulzim Bashës nuk është a do të bëhet kryetar PD-je, sfida e Lulzim Bashës është a do të bëhet dot kryetar i opozitës. Ku është ndryshimi i njërës me tjetrën? Ndryshimi është shumë i madh sepse populli opozitar në Shqipëri është shumë më i madh se Partia Demokratike, qoftë me 100 mijë, 200 mijë apo dhe 500 mijë vota. Unë mendoj që ka dhe 700 mijë të tjerë që kanë bojkotuar dhe nuk kanë votuar, që jetojnë në Shqipëri. Lulzim Basha, a e bashkon dot PD-në, një, dhe e dyta a e bashkon dot opozitën. Për këtë ka kohë pak muaj për ta bërë sepse forca e Lulzim Bashës, prej gjithë infrastrukturës dhe logjistikës që ka PD-ja zyrtare është më e madhe sot.

Qeveria “Rama”

Ti ju referove Greqisë, Ciprasit që mori vota nga thesi i socialistëve dhe të majtës në Greqi. Vijmë pastaj në një krahasim tjetër. Në Shqipëri kemi më shumë modelin turk sesa atë grek dhe francez. Rama ka dy dekada në pushet, kush ka dy dekada në pushtet Erdogani, në Shqipëri nuk është represioni i Turqisë, nuk është akuzuar asnjë lider opozitar, asnjë nuk është arrestuar, në Shqipëria në media 24 orë hap televizorin sheh Berishën, sheh Ilir Metën, edhe panelet e debateve i kanë 24 orë në dispozicion. Mekanizmin elektoral që është në fuqi në Shqipëri që përjashton edhe 50 për qind të votave e emigrantëve arrin që të kontrollojë të gjithë stanin dhe bagëtinë elektorale që është shumë e vogël në numër. Me copëzimin e opozitës të gjitha këta emra nëse futen në farë elektorale të vetëm, të gjithë këta jo vetëm që kryeministra nuk bëhen por rrezikojnë që të hyjnë edhe në Parlamentin e 2025. E gjitha skema e copëzuar opozitare me ligjin që është në fuqi çon ujë në pushtetin e Edi Ramës. Ligji elektoral nuk të mundëson në asnjë mënyrë produktin e rotacionit apo rrëzimit të regjimit politik nëse nuk ka një opozitë të vetme në zgjedhje.

Rritja e pagave

Në pushet sot qeverisë një parti që është PS dhe janë të majtë. E majtë është ajo që bëri e majta gjermane që sa erdhi në pushtet rriti pagën minimale kjo quhet e majtë. Kur fillon me rrogat e veta nuk është vendim i të majtëve. Nga të gjitha statistikat e ILDKP të subjekteve që janë subjekte deklarimi pasurie edhe të atyre që s’janë, subjektet që prekin më pak llogarinë e bankës janë deputetet e ministrave. Kanë burime të tjera më të mëdha sesa paga. Një qeverisje e majtë në projeksionin dhe planin për rritjen e pagave e nis nga shtresat në nevojë që kanë nevojë për rrogën. Me ligj të veçantë të vitit 2006 të gjithë deputetët ministrat dhe subjekte të tjera marrin pension special se kanë qenë 4 vite deputet  dhe atyre që iu rrit paga  kur të shkojnë 65 vjeç nëse shkojnë 100 vjeç të marrin 2 mijë euro pension. Vijmë tek përfitimet suplementare , nëse do të  hiqeshin të gjitha honoraret dhe përfitimet sekondare. Deputeti gjerman merr më pak se hidrauliku , nuk ka pasur arsye Parlamenti të filloj nga vetja.

Më të lexuarat