Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreu i kuvendit letër urimi për 60-vjetorin e Baba Mondit

Postuar: 19/05/2019 - 22:40

Në rastin e 60-vjetorit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj në 60 vjetorin e lindjes. Ai ka vlerësuar figurën e Baba Mondit si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, duke e cilësuar si një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë besimtarët. 

“I dashur dhe i respektuar Baba Mondi,

Me rastin e 60 vjetorit të ditëlindjes, Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe një udhëheqje të suksesshme, në krye të komunitetit të Bektashinjve shqiptarë dhe të gjithë botës. Lidershipi Juaj si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve është një provë dhe trashëgimi e urtësisë, mirësisë dhe frymëzimit për të gjithë besimtarët Bektashi.  Ju i kini inspiruar dhe vazhdoni t’i inspironi besimtarët Bektashi të Shqipërisë dhe më gjerë drejt tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës harmonike me besimtarët e komuniteteve të tjera fetare. Bektashinjtë janë shquar gjithmonë për vlerat e përkushtimit, humanizmit, patriotizmit e paqes dhe nën drejtimin Tuaj këto vlera janë zhvilluar e pasuruar më tej. Rrezatimi i këtyre vlerave në shoqëri i ka bërë shqiptarët më sakrifikues e më solidarë, më të dhimbsur e më atdhetarë, më të dashur e më të respektuar. Këto vlera janë sot më të dëshiruara se kurrë dhe i bashkohen përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe Diasporë, për një jetë më të mirë, për një komb më të fortë, për një shoqëri më të drejtë dhe për një të ardhme më të garantuar, pranë familjes europiane dhe kombeve të qytetëruara.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:43

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar sot në rubrikën “Opinion” u shpreh se partneriteti me krimin, është e vetmja arsye pse Rama kandidoi persona me precedentë penalë, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Postuar: 16/09/2019 - 14:03

Nisin punimet në Mësonjëtoren e parë shqipe, e cila ndodhet në Korçë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e krye

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.