BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kreu i Moneyval: Luftoni pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, do keni mbështetjen tonë

Kreu i Moneyval: Luftoni pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, do

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi priti ditën e djeshme në një takim kryetarin e Komisionit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, Moneyval, Daniel Thelesklaf. Në këtë takim, së bashku me zonjën Hysi morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja, kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe Sekretari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Anastas Angjeli. Bëjmë me dije se Thelesklaf ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri për të prezantuar raportin e vlerësimit për Shqipërinë të Moneyval. Kështu, në takimin me zyrtarët e lartë, ai vlerësoi legjislacionin shqiptar në këtë fushë si shumë të mirë dhe vuri theksin në nevojën e angazhimit të të gjithë aktorëve për zbatimin e këtij legjislacioni, në mënyrë që të ketë rezultate progresive dhe të prekshme, përsa i përket masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Më tej, Thelesklaf u shpreh se roli i Kuvendit në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm dhe shprehu besimin e tij se brenda një periudhe një vjeçare, si rezultat i angazhimit të Kuvendit dhe të gjithë aktorëve të tjerë, rezultatet në këtë drejtim do të jenë të dukshme. Gjithashtu, Thelesklaf shprehu gatishmërinë e Komitetit për të asistuar Kuvendin në këtë proces. Ndërsa zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, pasi shprehu vlerësimin e saj për punën e të gjithë mekanizmave të Këshillit të Evropës dhe mirënjohjen për mbështetjen që ata i japin Shqipërisë, shprehu gjithë vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar në kohë rekomandimet e raportit të Moneyval. “Strukturat e Kuvendit të Shqipërisë do të angazhohen për hartimin e një Plani Veprimi për të adresuar dhe plotësuar në kohë të gjithë rekomandimet e këtij raporti, që kanë të bëjnë me Kuvendin. Kuvendi i Shqipërisë do të angazhohet për të miratuar ndryshimet e nevojshme në legjislacion sipas rekomandimeve të Moneyval-it si dhe në monitorimin e zbatimit të planit të veprimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave”, deklaroi ditën e djeshme nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, ndër të tjera në fjalën e saj.

 

Më të lexuarat