Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kreu i PD u tërhoq pas takimeve me ambasadorët e SHBA dhe BE për 30 qershorin? Aleati i Bashës bën reagimin e papritur

Postuar: 25/06/2019 - 22:30

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi në emisionin “Open” se nuk beson se ka tërheqje të kryeopozitarit Lulzim Basha nga qëndrimi kundër votimeve të 30 qershorit. Duke komentuar lajmet për një tërheqje të mundshme të Bashës pas takimeve me ambasadorët e SHBA dhe BE, Duka theksoi se opozita nuk ka mundësinë që të menaxhojë të gjithë qytetarët e zemëruar.

 
 Ai akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se me retorikën që po përdor kundër opozitës, po i acaron edhe më shumë qytetarët.
 
“Nuk besoj se ka tërheqje. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë thënë që jemi kundra dhunës dhe për këtë nuk besoj se dyshon kush. Problemi është të diskutojmë për situatën, a e menaxhojmë dot ne në ditën e zgjedhjeve? Situata është shumë e nderë dhe nuk i shërben as retorika e Ramës. Retorika e përdorur nga ai acaron njerëzit dhe nuk e qetëson situatën. Ka njerëz jashtë mase të ngarkuar nga ana psikologjike që këto zgjedhje i konsiderojnë të jashtëligjshme dhe në këto kushte është e vështirë t’i menaxhosh”, tha Duka.
 
Sipas Dukës, për opozitën ishte e pamundur të hyntë në zgjedhjet lokale pasi do të merrte kryq nga bashkëpunimi i PS me bandat kriminale, duke iu referuar bandës së Avdylajve dhe dosjeve 339 dhe 184.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 15:30

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta, teksa zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, janë përplasur me deputetin e LSI, Ralf

Postuar: 17/10/2019 - 14:49

Pasi drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën për shkak se

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Parti