BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, do ruajë biodiversitetin

Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, do ruajë
Qeveria ka miratuar dje vendimin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila ka për detyrë të kujdeset për këto zona. Ekzekutivi e ka parë si shumë të nevojshëm ngritjen e kësaj agjencie, e cila do të kontribuojë në ruajtjen dhe kujdesin ndaj natyrës e biodiversitetit, nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura me interes kombëtar e ndërkombëtar.
 
Po ashtu do të kontribuojë në mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit, edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimit të publikut për zonat e mbrojtura dhe mbështetjes së aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda këtyre zonave. Ajo do ta ketë selinë në Tiranë dhe do të varet nga ministri i Mjedisit. Sa i përket financimi të saj në vendim thuhet: “AKZM-ja është institucion buxhetor, që financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i AKZM-së përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura. AKZM-ja siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera. Tarifat e këtyre shërbimeve përcaktohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi. AKZM-ja administron të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe ato të siguruara nga donacionet dhe shërbimet ndaj palëve të tjera, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. AKZM-ja harton projektbuxhetin vjetor në bazë të projektprogramit vjetor të saj dhe ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të cilin ia përcjell ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura”.  Në mbledhjen e djeshme ekzekutivi ka përcaktuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni.
 
Disa prej detyrave janë: “Të menaxhojnë rrjetin e zonave të mbrojtura, habitateve dhe llojeve natyrore e gjysmënatyrore me interes të ruajtjes, sipas ligjeve kombëtare dhe konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare. Promovojnë dhe mbështetin grumbullimin dhe shpërndarjen e informacionit, edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin e publikut për zonat e mbrojtura. Të mbështesë zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda zonave të mbrojtura”.
 
Krijimi i kësaj agjencie do të shërbejë edhe për hapjen e vendeve të punës, pasi do të ketë një staf prej 224 personash, nga të cilët 21 në zyrën qendrore dhe 203 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
 

Më të lexuarat