BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Politike

Krimet zgjedhore, 53 raste nën hetim nga prokuroria, Olsian Çela zbardh bilancin e procedimeve penale

Krimet zgjedhore, 53 raste nën hetim nga prokuroria, Olsian Çela

53 persona po ndiqen penalisht nga prokuroria për krim zgjedhor. Zgjedhjet e 25 prillit filluan dhe u mbyllën me një sërë akuzash nga qytetarë dhe politikanë për persona që kanë kryer veprime të paligjshme. Por të vërtetat mbi këto akuza do t’i nxjerrë vetëm prokuroria. Që pas 25 prillit kanë filluar hetimet për krimet zgjedhore dhe vazhdimisht janë publikuar të dhënat, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh. Ndërkohë, ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar bilancin e përditësuar mbi procedimet penale gjatë zgjedhjeve. Sipas raportit të prokurorisë, deri më tani po mbahen nën hetim 53 persona, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në krim zgjedhor para dhe pas 25 prillit. “Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm. Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 08.06.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 53 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet”, ka raportuar prokuroria. Ndërsa theksohet se, hetimi i tyre po bëhet pa anashkaluar asnjë rregull që përcakton ligji për fushatën zgjedhore.

25 dosje kalojnë në SPAK

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se, nga 53 çështjet që janë nën hetim, për 7 prej tyre ka përfunduar shqyrtimi, nga ku janë hetuar 5 persona dhe për 3 prej tyre është dërguar dosja në SPAK, për hetime më të thelluara. Sipas raportit, janë marrë nën hetim 41 persona nga prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, nga të cilat për 23 persona është kaluar dosja në SPAK, për hetime të mëtejshme. Kështu, deri më tani 25 dosje që dyshohen për vepra penale në fushën zgjedhore po shqyrtohen nga SPAK. “Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime për veprat penale si më poshtë”, thuhet në raport. Sipas prokurorisë, nga hetimet e kryera janë konstatuar vepra penale nga më të ndryshmet, që nga dëmtimi me dashje i fletës së votimit, korrupsioni, votimi më shumë se një herë, pengimi i procesit nga ana e komisionerëve apo nga persona që nxisnin dhunë dhe destabilitet. Nuk kanë munguar as pengimi për të lënë qytetarët të votojnë apo ndërhyrja në rezultatin e zgjedhjeve.

Më të lexuarat