Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Krimi elektoral’/ Tjetër mashtrim i rëndë, Berisha del blof edhe me këtë video, ja kush janë “banda e Avdylajve” krah Dakos (Zbardhen të gjithë emrat )

Video: 

Postuar: 12/06/2019 - 11:17

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video kushihej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një drekë me shumë persona të tjerë.

Sipas ish-kryeministrit në këtë drekë po festohej ‘krimi elektoral’ pas rizgjedhjes së Dakos si kryetar bashkie në Durrës, pas zgjedhjeve të 2017-s.

Por kush janë vërtet këta persona që ndodhen në tavolinë me Dakon?

Dosja.al ka zbardhur të gjitha emrat e personave që po konsumojnë drekën e cilësuar si festa e ‘krimit elektoral’ nga Berisha dhe rezulton se asnjë prej tyre nuk është me mbiemër Avdyli.

Ata janë të gjithë eksponentë të Partisë Socialiste, zyrtarë në qytetin e Durrësit dhe njëri prej tyre është qytetar i thjeshtë.

Përkatësisht kryebashkiaku Vangjush Dako është ulur mes Ard Çelës drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, dhe Plator Mehmetit drejtor i OSHEE-së në Durrës.

Pas Mehmetit lista e personave vijon si më poshtë:

Jurgis Çyrbja deputet i PS-së

Luan Zaza, kryetar i PS-së

Shpetim Hidri, drejtor i komunales së Bashkisë Durrës

Indrit Kadrimi dhe Ilir Kadrimi, të dy biznesmenë, Sinan Trimi, punonjës administrate. Mes tyre është edhe një qytetar me emrin Flamur Gashi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 12:20

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta sot, teksa kujton Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, “dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktua

Postuar: 23/08/2019 - 12:08

Nisur nga transferimi në Dibër i dosjes 184, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një

Postuar: 23/08/2019 - 11:46

Partia Demokratike ka hedhur sot sërish akuza për kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun.

Postuar: 23/08/2019 - 11:03

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet besimtarët bektashinj në ditët e pelegrinazhit të ty

Postuar: 23/08/2019 - 10:07

Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe partnerët tanë amerikanë po japin ndihmën e tyre në kr

Postuar: 23/08/2019 - 09:23

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në D