BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Politike

Krimi në vend/ Ish deputeti del me deklaratë të fortë: Nuk luftohet me policët në rrugë, kjo është mënyra e vetme!

Krimi në vend/ Ish deputeti del me deklaratë të fortë: Nuk

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, është shprehur se nga dalja e policisë në rrugë nuk kapet krimi, por sipas tij krimi duhet gjurmuar.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku tha se ai erdhi në pushtet si gjeneral, por u kthye në ushtar të Ramës.

"Sot duhet që të shohësh të gjithë shtetet perëndimore krimi kapet duke gjurmuar paranë dhe duke konfiskuar pasurinë. Mjafton të shkosh në çdo lagje dhe të thonë se kush janë kriminelë dhe sesi i kanë fituar ata këto para. Nuk mundet se duke dalë policët në rrugë të kapet krimi, ishin policët në rrugë po nuk e ndaluan krimin në Elbasan.

Pushteti dhe shteti janë një, Rama ja ka dorëzuar pushtetin krimineli. Ai tha të 'hanë kokat e veta', duke e lënë kështu pushtetin. Në fund të mandat uroj ta ketë mbaruar ushtarllëkun se erdhi si gjeneral po është ushtar i Ramës. Flet për shifra për statistika, siguria dhe rendi nuk ka të bëjë me shifra. Policët në rrugë janë për të terrorizuar,. Policia arreston policia, të varfëritë. E kanë çuar policinë të merret me muzikën, të varfërit, me të moshuarit që shesin në rrugë, çdo gjë veç krimit. Qytetarëve nuk intereson se kur do ikë. Ne po gjykojmë punën e tij. Deklaratat e tij janë pa asnjë vlerë edhe ai tani më është i pavlefshëm për Ramën. As ai se di a do të jetë më një ministër", tha Salianji për 'News24'.

Më të lexuarat