BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

“Kriminale”, PD del me denoncimin e fortë: Po dëmtohet rëndë shëndeti i qytetarëve!

“Kriminale”, PD del me denoncimin e fortë: Po dëmtohet

Drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi nga fusha e mbetjeve në Fier ka ngritur alarmin për rrezikshmërinë që po shkakton djegia e mbeturinave në këtë qytet.

Koduzi tha se situata është kriminale dhe me impakt shumë i rëndë për shëndetin e qytetarëve.

'Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.

Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.

Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.

Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore  nga ajri i ndotur”.'- tha Koduzi.

Më të lexuarat