
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Shkruar nga Dario VELAJ 29 Mars 2023

Teksa Partia Socialiste po përgatitet për të fituar një shumicë dërrmuese të bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë e Mirditës është krijuar një konflikt i madh. Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës socialiste të Rubikut, që përfshihet nga bashkia Mirditë, për shkak se nuk ka pranuar kandidimin e kryebashkiakut Ndrec Dedaj për herë të tretë. Në rrjetet sociale, Tushaj e akuzoi Dedën si person që drejton bashkinë në fjalë me persona me precedentë penalë, neglizhencë të detyrave drejtuesve dhe moskompetencë, etj. Në media u raportua fillimisht se gjatë mbledhjes së Kryesisë së degës së PS në Mirditë ka ndodhur një përleshje fizike, ku një mbështetës i kryebashkiakut Ndreca goditi me grusht një kundërshtar të tij. Më pas, gjatë një prononcimi për “News 24”, Pal Tushaj befasoi duke premtuar se do të votojë kandidatin demokrat të Albert Mëlyshi.
Tushaj jep dorëheqjen: Deda bën fushatë dhe emëron kriminelë në bashki
Lajmin për dorëheqjen nga drejtimi i njësisë socialiste të Rubikut, Pal Tushaj e dha vetë në profilin e tij në Facebook. Ai arsyetoi se e mori këtë vendim për shkak së është kundër kandidaturës së kryetarit të bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj, i përzgjedhur nga PS për të garuar për herë të tretë. Tushaj sulmoi Dedën si person që nuk plotëson kriteret për të drejtuar këtë qytet pasi në pjesën më të madhe të kohës nuk ushtron detyrën, bën fushatë me elementë me precedentë penale, disa prej të cilëve i emëron dhe në bashki. Ai thelloi akuzat ndaj kryebashkiakut të Mirditës për nivelin e ulët arsimor dhe të komunikimit. Ish-kreu i degës së PS në Rubik premtoi se do të publikojë të tjera arsye në ditët e ardhshme se përse nuk është pajtuar me kandidaturën e Ndrec Dedës në Mirditë. “Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësise vendore Rubik. Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë: 1) Zoti Ndreca e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesëshme 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë; 2) Nuk përfill strukturat e PS; 3) Bën fushatë me njerëz me precedentë penalë. Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrecë është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg; 4) Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca. Të mos mbash mend shokët e klasës; 5) Të qeshësh sa herë flet Ndreca. Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset tjera”, komentoi në rrjetet sociale Pal Tushaj.
Tushaj: Kryetari i PS së Mirditës dhe kryebashkiaku kanë probleme
Pas publikimit të lajmit të dorëheqjes së tij, Pal Tushaj u shfaq në një lidhje direkte me “News 24”. Ai deklaroi se Deda është propozuar nga kupola e PS për të garuar sërish në Mirditë, njësoj si në 2019. Gjithahshtu, Tushaj akuzoi dhe kryetarin e degës së PS në Mirditë Pjetër Pjetri. “PS mbështeti Dedën. Mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda”, u shpreh fillimisht ish-kryetari i PS së Rubikut, Pal Tushaj.
Befason Tushaj: Do votoj kandidatin e Berishës, Deda më ka kërkuar të lë detyrën
Në vazhdim të prononcimit të tij, Tushaj deklaroi se PS është kthyer në një monopol politik dhe akuzoi Dedën se mbështet mbi persona të inkriminuar duke siguruar kapital të madh ekonomik dhe politik për të drejtuar në Mirditë. Ai pranoi se vetë kryebashkiaku në fjalë i ka kërkuar të largohet nga drejtimi degës së PS të Rubikut, ç’ka nëse është e vërtetë përbën një shkelje skandaloze politike. Në fund, Tushaj premtoi se do të votojë rivalin e socialistëve në 14 maj, Albert Mëlyshin, që ka fituar primaret e demokratëve. “Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Nëse je kundër tij (Dedës), ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem”, përfundoi fjalën e tij ish-drejtuesi i PS së Rubikut, Pal Tushaj për “News 24”.
Më të lexuarat


A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Në Kamzë kanë ndodhur çudira”/ Sekretari për çështje zgjedhore në PD zbulon skemën si janë vjedhur votat: Kanë futur duart operatorët dhe...

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Arrestimi, luftë personale e Ramës”/ Analisti i njohur rendit arsyet pse burgosja e Belerit nuk është luftë kundër krimeve zgjedhore

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama vihet në "siklet" pas pyetjes së Fevziut

“Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”/ Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama zbulon si qëndron e vërteta

“Nuk jam babai i Kosovës”/ Situata në veri, Rama: Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria

Sali Berisha publikon videon gjatë zgjedhjeve të 14 majit: Një operator ka votuar 130 herë
