Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kriminelët të jenë pas hekurave”, Basha me gjuhë të ashpër pas homazheve për Azem Hajdarin: Do të çojmë në fund amanetin e tij!

Postuar: 12/09/2019 - 10:36

Lulzim Basha pas ceremonisë përkujtimore në memorialin e Azem Hajdarit deklaroi se amaneti dhe sakrifica e tij janë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane."Sot shqiptarët nderojnë Azem Hajdarin, liderin e lëvizjes studentore të '90, që u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit.

Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane dhe demokratike, ku qytetarët janë zotë të fateve të tyre me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë dhe të ndershme. Sot në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur, krimi vijon që të ketë mbrojtjen dhe postet shtetërore.

E sotmja është po kështu edhe një thirrje për bashkim mes të gjithë shqiptarëve të ndershëm, demokratëve dhe socialistëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për t'u bërë bashkë për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. K ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra të tjerë" tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj