BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Krisen negociatat e opozitës parlamentare me PS për sistemin dhe heqjen e koalicioneve, deputetët kërkojnë tjetër takim me Edi Ramën

Krisen negociatat e opozitës parlamentare me PS për sistemin dhe

Ngecin negociatat e opozitës parlamentare me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. Një grup deputetësh të opozitës parlamentare, kanë propozuar ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por duket se planet e opozitës nuk po ecin si duhet. Pak javë më parë pati një takim mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Edi Rama, ku u dhanë sinjale se PS mund të pranonte kërkesat e tyre. Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar rrugës dhe të enjten në Kuvend ishte kryeministri Edi Rama ai që dha sinjale tërheqjeje nga pranimi i kërkesave të tyre. Kjo është konfirmuar edhe më tepër ditën e djeshme, pasi opozita parlamentare ka kërkuar një tjetër takim me Partinë Socialiste. Ndërkohë dje ka reaguar edhe kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi, i cili ka depozituar së bashku me Edmond Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, për çështjen e reformës zgjedhore. Murrizi ka qenë një ndër deputetët e opozitës që ka këmbëngulur më së shumti tek ndryshimi i sistemit dhe tek heqja e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë një reagimi për mediat, Murrizi u shpreh dje se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli Politik. Deputetët e opozitës parlamentare e shohin të paligjshëm Këshillin Politik dhe shprehen të vendosur për të mos e votuar draftin e reformës zgjedhore. “Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të Kuvendit për z. Rama dhe z. Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që janë bërë në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga Këshilli Politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika. Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në Parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harrojë Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në Parlament 84 deputetë”, ka deklaruar dje Murrizi.

Reagon PS

Ndërkohë në lidhje me ndryshimet kushtetuese ka reaguar edhe PS. Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka sqaruar se ndryshimet kushtetuese nuk prekin marrëveshjen e Këshillit Politik për zgjedhjet dhe se mazhoranca nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshime në Kushtetutë. “Partia Socialiste nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës. Ka një iniciativë të një grupi deputetësh të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Ne në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, jemi të detyruar pikë për pikë për të respektuar procedurën përkatëse në këtë rast, për të diskutuar dhe për të marrë një vendim në fund të këtij procesi. Përtej kësaj më lejoni t’ju kujtoj që Partia Socialiste në Këshillin Politik, me përfaqësuesin Gjiknuri ka miratuar ndryshimin në Kodin Zgjedhor, nuk ka qenë pjesë e asaj pakete, pjesa e ndryshimeve kushtetuese, pjesa e sistemit, nuk ka qenë diskutuar fare. Nga kjo pikëpamje, së pari nuk ka asnjë pengesë për këtë diskutim dhe nuk mbivendosen këto marrëveshje, nëse ka pretendime nga forca të caktuara të cilat mendojnë që u bien ndesh me objektivat e tyre politike, kjo është një çështje tjetër”, është shprehur Hyseni.

Më të lexuarat